Qarkullonte me pistoletë, arrestohet 23-vjeçari në Vlorë, në pranga edhe shoferi 37-vjeçar

16 Nëntor 2026 | 10:51

Një 23-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vlorë, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri pa leje. Në pranga ka përfunduar edhe 37-vjeçari që e transportonte me automjet, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit policor të koduar “Siguria”, të organizuar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë.

Sipas policisë, pas informacioneve se një person lëvizte i armatosur në qytet, uniformat blu kanë ndërhyrë në lagjen “Kushtrimi”, ku kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin udhëtonin dy shtetasit.

Gjatë kontrollit fizik të pasagjerit, 23-vjeçarit me inicialet R.H., është gjetur një armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se e mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan R.H., 23 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe drejtuesi i automjetit, A.Ç., 37 vjeç, për “Moskallëzimi i krimit”. Ky i fundit rezulton me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pistoleta, automjeti dhe dy telefona celularë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthimi i dytë në 14 ditë, tritol dyqanit të luleve në Tufinë

Një tjetër shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në zonën e Tufinës, në Tiranë, në një dyqan lulesh në pronësi të shtetasit A....
10:25 | 16/11/2026

Reshje shiu në gjithë vendin, meteorologia Porja: Të mërkurën dhe të premten priten rrebeshe

“Java që sapo ka nisur do të karakterizohet nga mot i ngrohtë, por i lagësht, me reshje shiu në pothuajse të gjithë territorin e Shqipërisë”....
09:48 | 16/11/2026

GJKKO rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës për parashkrimin e dënimit me 2 vite burg

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për parashkrimin e dënimit me dy vite burg, të dhënë ndaj tij për veprat...
09:29 | 16/11/2026