Declan Rice, mesfushori i Anglisë, foli për mediat pas fitores 3-2 ndaj Spanjës në Nations League, duke ndalur hovin e iberikëve pas 43 rezultatesh pozitive radhazi: “E dinim që mund t’i mposhtnim. Ishim të sigurt se do ta çonim misionin deri në fund dje”.
“Pas ndeshjes kundër Kroacisë, mesazhi i trajnerit ishte shumë pozitiv. Qëllimi i gjithë grupit, duke punuar si një trup i vetëm, nuk ishte thjesht të qëndronim prapa dhe të prisnim kundërsulmet, por të impononim stilin tonë të lojës“, dha Rice.
“Kartoni i kuq e ndryshoi rrjedhën e lojës. Sinqerisht, mund të kishim shënuar edhe disa gola të tjerë. Nëse nuk do të kishim mbetur me dhjetë lojtarë, do ta kishim menaxhuar më mirë zotërimin e topit, do të kishim gjetur më shumë hapësira dhe do të kishim krijuar më shumë mundësi“, tha më tej Rice.
“Të luash me dhjetë lojtarë për gjysmë ore ndaj Spanjës dhe të fitosh 3-2 është një rezultat i jashtëzakonshëm. Ky është futbolli. Falë qëndrueshmërisë sonë dhe përpjekjeve në mbrojtje arritëm ta mbanim intensitetin të lartë”, shtoi mesfushori anglez.
Ai pranon se djemtë mbanin sytë te ora: “Arritëm ta mbanim intensitetin të lartë, duke dhënë gjithçka për këtë fanellë, për këtë skuadër, për shokët e ekipit dhe për trajnerin. Është një fitore e jashtëzakonshme.”







