Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian është rikthyer në qendër të debatit politik, duke theksuar se gjatë këtij viti janë arritur më shumë rezultate sesa në 25 vitet e fundit.
Gjatë deklaratës së saj, Kos ngriti shqetësimin edhe për përpjekjet e aktorëve kundërshtarë për të penguar vendet kandidate në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE.
Ajo theksoi se Bashkimi Evropian nuk do të lejojë që këto përpjekje të dëmtojnë procesin e zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendeve kandidate.
“Ne kemi dhënë rezultate për zgjerimin këtë vit më shumë sesa në 25 vitet e fundit. Kemi kundërshtarë që duan të dëmtojnë kandidatët për anëtarësim. Nuk do ta lejojmë të ndodhë kjo”, deklaroi Marta Kos.
