Shpërthim me lëndë plasëse në Patos, dëmtohet porta e banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”

16 Nëntor 2026 | 11:00

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në qytetin e Patosit, ku është dëmtuar porta rrethuese e banesës së një 33-vjeçari, i cili ndodhet me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Ngjarja është konstatuar rreth orës 05:05 të datës 16 nëntor, kur 33-vjeçari me inicialet M. P., banues në Patos, ka njoftuar sallën operative të Policisë për dëmtimin e portës së banesës së tij.

Sipas informacionit paraprak, dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga shpërthimi i një sasie lënde plasëse.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, identifikuar autorët e mundshëm dhe dokumentuar ligjërisht rastin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Von der Leyen: Shqipëria po bën progres domethënës drejt anëtarësimit në BE

Nga Brukseli, ku po zhvillohet Forumi i II-të i Zgjerimit të Bashkimit Europian me temë “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”, Presidentja...
11:02 | 16/11/2026

Von der Leyen: Zgjerimi do ta bëjë BE-në më të fortë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke theksuar se anëtarësimi i vendeve të reja do...
10:56 | 16/11/2026

Qarkullonte me pistoletë, arrestohet 23-vjeçari në Vlorë, në pranga edhe shoferi 37-vjeçar

Një 23-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vlorë, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri pa leje. Në pranga ka përfunduar edhe 37-vjeçari që...
10:51 | 16/11/2026