Egli Tako është rikthyer në qendër të vëmendjes, pasi emri i saj po komentohet gjithnjë e më shumë në lidhje me një rol të mundshëm në edicionin e “Big Brother”. Këtë herë, bëhet fjalë për moderimin e formatit “Big Brother Fan Club”.
Burime për “Prive” bëjnë me dije se Egli është në negociata për të marrë drejtimin e emisionit dhe se deri më tani ka dhënë një përgjigje paraprake pozitive ndaj kësaj oferte. Megjithatë, marrëveshja mes palëve ende nuk është zyrtarizuar.
Një tjetër detaj që e bën këtë zhvillim edhe më interesant është fakti se vetëm pak ditë më parë, Selin Bollati, emri tjetër i përfolur për moderimin e “Fan Club”, mohoi publikisht se do të jetë pjesë e këtij formati. Mbetet për t'u parë nëse Egli Tako do të jetë moderatorja e re e “Big Brother Fan Club”.
