Futbollisti më i mirë që ka parë? Jose Mourinho habit, nuk është as Cristiano Ronaldo e as Messi
Italia mori një goditje të rëndë në ndeshjen ndaj Belgjikës, teksa në Bruksel pësoi një humbje të thellë 4-1 që e la atë jashtë çerekfinaleve të Nations League, me Të Kaltrit që e mbyllën këtë edicion në vendin e tretë
Zhgënjimi te kombëtarja italiane është i madh, por askush nuk e mohoi superioritetin e Belgjikës dhe një prej atyre që e pranuan këtë ishte edhe portieri Gianluigi Donnarumma.
‘Edhe ne duam të jemi në atë nivel, por kemi nisur një rrugëtim të ri dhe këto ulje ngritje janë gjëra që ndodhin-tha Donnaruma-dy ditë më parë luajtëm një ndeshje të shkëlqyer dhe ndodhta shpenzuam energji dhe erdhëm në këtë përballje të lodhur. Belgjika ishte superiore, kjo duhet pranuar’.
Kapitieni i Të Kaltërve më pas theksoi se kjo humbje duhet të shërbejë si mësim për të ardhmen.
‘U goditëm nga shumë kundërsulme, duhej bërë një parandalim i tyre duke sulmuar pa llogaritur rrezikun-shtoi Donnaruma-është një humbje që duhet të na shërbejë, siç tha trajneri është e nevojshme të ngrejmë kokëm, por kjo humbje na dhemb sepse të gjithë donim që të avanconim. Reaguam, por në disa momente, është pjesë e rritjes dhe nuk duhet t’i përsërisim këto gabime. Mancini mund të na japë një ndihmë të tëndësishem, ne duhet të ndihmojmë të rinjtë sepse nuk pa shumë kohë dhe në lojë janë kualifikueset e Evropianit. Të rinjtë duhet të luajnë më shumë dhe te fitojnë eksperiencë’.
Top Channel