
Edon Zhegrova nuk do të jetë në dispozicion të Kosovës për ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve ndaj Irlandës. Sulmuesi i Juventusit është larguar nga grumbullimi i përfaqësueses dardane për shkak të një problemi fizik, siç ka bërë të ditur zyrtarisht Federata e Futbollit të Kosovës.
Futbollisti 27-vjeçar nuk do të mund të ndihmojë skuadrën në sfidën e nesërme, pasi dëmtimi nuk e lejon të jetë në gjendjen e duhur fizike për të zbritur në fushë. Përmes një njoftimi zyrtar, Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar largimin e lojtarit nga grumbullimi.
“Edon Zhegrova është liruar nga angazhimet me Kombëtaren për shkak të një lëndimi, i cili e pengon të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme kundër Irlandës”, thuhet në komunikatën e Federatës.
Pas këtij vendimi, ish-futbollisti i Lille do të rikthehet menjëherë në Torino, ku do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore nga stafi i Juventusit.
Në kampin bardhezi tashmë pritet të mësohet shkalla e dëmtimit dhe koha e nevojshme për rikuperimin e tij. Shqetësimi kryesor lidhet me mundësinë e aktivizimit të Zhegrovës në ndeshjen e radhës në kampionat, ku Juventusi do të përballet me Venezian të dielën, në orën 12:30, në “Allianz Stadium”.
