Në Asamblenë e Partisë së Krimit, fytyrat e tyre ishin secila më armiqësore se tjetra ndaj Padrinos, fundi i tij është i pashmangshëm, tha sot Berisha për gazetarët në oborrin e SPAK.
“Ju e ndoqët Asamblenë e Partisë së Krimit.
Në Asamble, fytyrat e tyre ishin secila më armiqësore ndaj Padrinos.
Nuk kam parë ndonjëherë në një kolektivitet fytyra njerëzish që akuzonin kreun siç e akuzonin asambleistët.
Dhe jo se janë të ndershëm se edhe ata janë kriminelë që kanë vjedhur, kanë plaçkitur shqiptarët në mënyrë të pamëshirë.
Por se tani, njeriu që ishte zotuar për mbrojtje, i kishte korruptuar, po shkon atje ku e meriton.
Ndaj dhe ftoj shqiptarët të vazhdojnë fuqishëm protestat, të vazhdojmë t’i japim shtytjen e fundit këtij narkodiktatori që plaçkiti Shqipërinë më shumë se të gjitha regjimet e kohërave të shkuara”, tha Berisha.a.b





