Policia e Tiranës reagoi lidhur me shpërthimin me tritol të ndodhur gjatë natës në biznesin në Tufinë. Ngjarja u regjistrua dje rreth orës 23:15, në Tufinë, në një dyqan lulesh.
Në biznesin që rezulton në pronësi të shtetasit Asllan Koçi u vendos dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Për pasojë pati dëme të vogla materiale. Grupi hetimor, me shërbimet e Policisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorita apo autorëve.
Ky ishte shpërthimi i dytë në pak më shumë se një javë. Nga deklarimet ka dyshime se shkak janë bërë konfliktet e djalit të Asllan Koçit me disa persona, për çështje borxhi nga lojërat e fatit.