• Kontakt
Monday, November 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisioni Europian: “Vetingu përfundoi”. ONM-ja: Jo, nuk ka mbaruar, ne do të vijojmë detyrën

11:14 : 16/11/2026
në AKTUALITET, INVESTIGATIONS, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) ka njoftuar autoritetet shqiptare se do të vijojë funksionin e saj për të asistuar procesin e Vetingut, ndërkohë që Komisioni Europian ka konfirmuar se procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, një masë e jashtëzakonshme e përkohshme, ka përfunduar në qershor 2026.

Komisionerja e Zgjerimit në Bashkimin Europian, Marta Kos, në prezantimin e Progres Raportit 2026 për Shqipërinë, deklaroi në 4 nëntor në Bruksel se: “Procesi i vetingut për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët ka përfunduar plotësisht pas përmbylljes së fazës së apelimit, duke forcuar më tej pavarësinë, llogaridhënien dhe integritetin në sektorin e drejtësisë”.

Në foto: Progres-Raporti i Komisionit Europian për vitin 2026 e konsideron “të mbyllur procesin e Veting-ut në Shqipëri”

Por, ONM, një strukturë e krijuar nga Komisioni Europian për të asistuar Veting-u në Shqipëri, mban qëndrimin se procesi vijon ende.

“Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i udhëhequr nga Komisioni Evropian, i ka njoftuar Shqipërisë dhe organeve të verifikimit vendosjen e katër Vëzhguesve Ndërkombëtarë që vazhdojnë të kryejnë aktivitete të mbetura monitorimi në Shqipëri, duke filluar nga tetori 2026 dhe do të mbikëqyrin procedurat e verifikimit të kryera nga Gjykata Kushtetuese dhe organet e tjera të verifikimit në lidhje me çdo kërkesë për rihapje të paraqitur nga individë të vlerësuar”, tha ONM, në përgjigje të një këkese me shkrim dërguar nga “Boldnews.al” në adresën e Zyrës së Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë.

Lexo edhe:

Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës, Kos ua lë fajin muzikantëve: Keqardhje!

Skandal në forumin e BE-së të udhëhequr nga Marta Kos, interpretohet kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”

ONM “kundër” Brukselit: Vetingu nuk ka mbaruar

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit është një strukturë e përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë, të cilët u krijuan për të mbështetur procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Roli dhe funksioni i tyre u parashikua në një Aneks të Kushtetutës, të miratuar në vitin 2016, në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Në foto: Komisionerja e Zgjerimit në BE, Marta Kos, duke prezantuar Progres-Raportin 2026 për Shqipërinë

Procesi i rivlerësimit kalimtar përfshinte verifikimin e trefishtë-pasuri, integritet dhe aftësi profesionale, të magjistratëve në detyrë. Ky proces u vendos në Kushtetutë, si një “masë e jashtëzakonshme për situatë të jashtëzakonshme”.

Aneksi i Kushtetutës ishte i përkohshëm dhe parashikonte se procesi i Vetingut do të përfundonte me mbylljen e mandatit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA). Rivlerësimi kalimtar i gjyqtarëve dhe prokurorëve shënoi si datë të përfundimit të saj 17 qershorin 2026, kur KPA zhvilloi edhe një ceremoni për përmbylljen e mandatit. Kjo datë, rrjedhimisht, shënoi edhe fundin e funksionit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Megjithatë, Kushtetuta e Shqipërisë parashikon se, me mbylljen e mandatit të KPA-së, Parlamenti duhet të shfuqizojë Aneksin për procesin e Vetingut. Kur kanë kaluar më shumë se 5 muaj nga përfundimi i detyrës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Kuvendi i Shqipërisë nuk ka ndërmarrë iniciativën përkatëse.

Në foto: Përgjigja e Delegacionit të BE në Tiranë për mandatin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit

Kjo neglizhencë e ligjvënësve shqiptarë është vlerësuar nga ONM-ja si mundësia që ekspertët e tyre të vijojnë mandatin në Shqipëri.

“Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe kohëzgjatja e mandatit të tij është përcaktuar në Nenin B të Shtojcës së Kushtetutës së Shqipërisë dhe në ligjin e verifikimit. Sipas këtij të fundit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të ‘mbështesë procesin e rivlerësimit duke monitoruar dhe mbikëqyrur të gjithë procesin e rivlerësimit’. Kjo përfshin monitorimin e çështjeve të verifikimit në pritje para organeve të verifikimit dhe pasardhësve të tyre, sipas Nenit 179/b paragrafi 8 i Kushtetutës së Shqipërisë”, thuhet në përgjigjen për “Boldnews.al”.

Adresa “e humbur” e ONM

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u krijua në vitin 2017. Ai financohej nga Komisioni Europian dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA). Shërbimi i Jashtëm i Komisionit Europian ndërtoi edhe një faqe të posaçme interneti, në të cilën prezantohej roli dhe shërbimet që ofronte ONM.

Brenda saj gjendej edhe një adresë kontakti e-mail ([email protected]), në të cilën ftohej publiku shqiptar të ofrohente informacione të dyshimta mbi gjyqtarë e prokurorë të ndryshëm.

Faqja e internetit është ende aktive, ndërkohë që adresa e kontaktit e-mail, që referonte informacionet në Bruksel, është jashtë funksionit.

Ndërkohë, ONM i ktheu përgjigje interesimit të “Boldnews.al” nga një adresë e re kontakti, ([email protected]), e cila duket se është shumë më e lokalizuar në Shqipëri. Detaji, megjithëse minor, merr një lloj relevance, duke e vendosur në një konteks tjetër.

Në foto: Adresa jetëgjatë e kontaktit të ONM në Brusel është çaktivizuar

Ministria e Drejtësisë është institucioni shqiptar që shërben si pikë kontakti me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Në faqen zyrtare të institucionit jepet një përshkrim për rolin e ONM-së.

Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë drejton publikun tek faqja e internetit e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), lidhur me financimet e ONM-së.

Në një azhornim të fundit, Agjencia Austriake thotë se ka bashkëfinanuar Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit-Faza IV. Sipas të dhënave zyrtare, kjo faza ka nisur në 1 tetor 2025 dhe ka përfunduar në 30 shtator 2026. Financimi për këtë fazë ka qenë në shumën 500 mijë euro. Më pas, nuk ka asnjë përditësim për financimin e ekspertëve të ONM-së në Shqipëri.

Në foto: Faza e katërt e financimit të ONM përfundoi në shtator 2026

Delegacioni i Bashkimit Europian nuk dha një përgjigje direkte se kush është entiteti që do të paguajë vëzhguesit e ONM-së, të cilët do të vijojnë të ushtrojnë detyrën në Shqipëri, edhe pas përfundimit zyrtar të procesit të Veting-ut.

ONM hyn në Gjykatën Kushtetuese

Kushtetuta parashikon se, në përfundim të mandatit të Kolegjit të Posaçëm tëApelimit, në rast se ka ende çështje të Vetingut pa vendim përfundimtar ose të rikthyera nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (Gjykata e Strasburgut), atëherë rastet shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese.

Aktualisht, në Gjykatën Kushtetuese janë regjistruar disa çështje që lidhen me Veting-un, kryesisht ato që Gjykata e Strasburgut ka konstatuar shkelje të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Në foto: Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Në 2 nëntor 2026, Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash, miratoi Rregulloren “Për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese gjatë shqyrtimit të çështjeve të juridiksionit të rivlerësimit”, përfshirë edhe një Aneks të Posaçëm.

Në favor të Rregullores votuan kryetarja, Fiona Papajorgji, si edhe anëtarët Sandër Beci, Gent Ibrahimi, Ilir Toska, Marsida Xhaferllari, Asim Vokshi dhe Marjana Semini. Kundër këtij Aneksi që lejon përfshirjen e ekspertëve me mandat të përfunduar të ONM-së në procedurat e Gjykatës Kushtetuese, ka qenë vetëm gjyqtarja Sonila Bejtja.

Në nenin 5 të Aneksit të Rregullores parashikohet roli i vëzhguesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit si monitorues dhe mbikqyrës në çështjet e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjykata Kushtetuese ka vendosur se vëzhguesit e ONM-së kanë të drejtën e aksesit në dosjet e Vetingut, të paraqesin gjetje dhe të jenë të pranishëm gjatë fazave të shqyrtimit të çështjeve, përfshirë edhe diskutimet në dhomë këshillimi.

ONM-ja e gjen veten në këtë Rregullore dhe, me nota cinizmi, e konsideron Gjykatën Kushtetuese si një pasuese e strukturave të Veting-ut. “ONM monitoron çështjet e verifikimit në pritje para organeve të verifikimit dhe pasuesve të tyre, sipas Nenit 179/b paragrafi 8 i Kushtetutës së Shqipërisë”.

Kushtetuesja, “precedent poshtërues”

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjatjen e mandatit të vëzhguesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është pritur me skepticizëm nga ekspertët e ligjit.

Gjykata Kushtetuese, si një organ themelor i Shtetit, i cili i bindet vetëm Kushtetutës. Megjithatë, në rastin konkret, shumica e gjyqtarëve kushtetues e vendosën veten në pozicionin e “pasuesve” të institucioneve të Vetingu-ut, të cilët funksionuan mbi bazën e ligjeve që normon punën e tyre.

Avokati dhe ish-nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtësi, Eduard Halimi, ishte i pari që e solli në vëmendje të publikut këtë çështje, pak ditë para se Gjykata Kushtetuese të miratonte Rregulloren e debatueshme.

“Ne i kemi emëruar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe paguajmë rrogat e tyre me taksat tona që të jenë gjyqtarë kushtetues, jo zgjatim i KPA-së. KPA e përfundoi mandatin e vet. Historia e mekanizmit të jashtëzakonshëm të rivlerësimit duhet të marrë fund. Nuk mund të krijojmë një KPA të re brenda Gjykatës Kushtetuese!”, shkroi ai në një koment në rrjete sociale.

Eugen Beçi, avokat dhe ish-drejtues i Prokurorisë për Krimeve, shkruan në një koment të përgatitur për “Boldnews.al” se “përfshirja e ONM-së në Gjykatën Kushtetuese është një precedent poshtërues”.

Sipas tij, “Gjykata Kushtetuese ka për detyrë të mbrojë ekuilibrin kushtetues dhe parimin e ndarjes së pushteteve. Duke pranuar të adoptojë rregulla hibride, ku burokratët e huaj hyjnë deri në dhomën e këshillimit dhe ku vetë Gjykata merr rolin e një organi rivlerësimi, ajo bie në konflikt flagrant interesi”.

Ndërsa ish-gjyqtari kushtetues, Besnik Muçi, ishte akoma më i ashpër në një koment që ai shprehu në një emision televiziv. “Me veprime të tilla, Gjykata Kushtetuese e çoi në minimum integritetin e vetes. Në shkelje të kushtetutës e ligjit. Ne vazhdojnë të jemi republikë bananesh. Me këtë sjellje është shumë e ulët nga pikëpamja ligjore, të krijon neveri, boshllëk të pisët”.

LEXO EDHE:

Një “lobim i rëndomtë”/ Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati

ONM brenda Gjykatës Kushtetuese, precedent poshtërues

 

Etiketa: komisioni europianMarta Kosonmvetingu

Lajme të lidhura

RAJONI

Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës, Kos ua lë fajin muzikantëve: Keqardhje!

10:16 : 16/11/2026
RAJONI

Skandal në forumin e BE-së të udhëhequr nga Marta Kos, interpretohet kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”

22:46 : 15/11/2026
AKTUALITET

ONM brenda Gjykatës Kushtetuese, precedent poshtërues

12:35 : 07/11/2026
AKTUALITET

Një “lobim i rëndomtë”/ Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati

09:46 : 06/11/2026
AKTUALITET

Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

22:23 : 04/11/2026
AKTUALITET

BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ As Rusia, as Irani, por korrupsioni dhe keqqeverisja

19:16 : 04/11/2026
Para

Shpërthim me tritol në Patos, shënjestrohet banesa e 33-vjeçarit në arrest shtëpie (Emri)

TË GJITHA

Shpërthim me tritol në Patos, shënjestrohet banesa e 33-vjeçarit në arrest shtëpie (Emri)

11:19 : 16/11/2026

Komisioni Europian: “Vetingu përfundoi”. ONM-ja: Jo, nuk ka mbaruar, ne do të vijojmë detyrën

11:14 : 16/11/2026

Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet 23-vjeçari në Vlorë

10:57 : 16/11/2026

“Lubia kishte hapur zyrë në SPAK”/ Berisha: Rama 60% aksioner në dosjen Balluku

10:43 : 16/11/2026

Kosova ndalon tregtinë e energjisë elektrike me kompanitë serbe

10:37 : 16/11/2026

“Sara Mila, kriminele elektorale! Të dorëzojë mandatin”/ Berisha: Urdhëroi bandat të rrihnin kryebashkiakë

10:28 : 16/11/2026

I akuzuar për tentativë vrasje në Austri, arrestohet në Korçë 57-vjeçari nga Maqedonia e Veriut!

10:23 : 16/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com