Larg më i mirë: Edon Zhegrova, më së shumti driblime të suksesshme në Ligën e Kombeve

Sulmuesi Edon Zhegrova edhe me statistika ka dëshmuar se ka qenë kyç te Kombëtarja e Kosovës në këtë sezon të Ligës së Kombeve.
Në bazë të të dhënave në “Sofascore”, Zhegrova ka më së shumti driblime të suksesshme, plot 20 sosh.
Afër tij është vetëm talenti i RB Leipzigut, anësori Antonio Nusa me 15 dhe Jeremy Doku e Jude Bellingham me nga 14.

Ajo që fiton vëmendje është edhe që Zhegrova ka mesataren më të lartë për gola të mundshëm, me 1.52.
Top 7 dribluesit më të mirë në Ligën e Kombeve:
Edon Zhegrova – 20
Antonio Nusa – 15
Jeremy Doku – 14
Jude Bellingham – 14
Marcus Edwards – 14
Crysencio Summerville – 14
Arda Guler - 13
Ndërkohë, Zhegrova padyshim do të jetë mungesa e madhe e Kosovës për ndeshjet vendimtare ndaj Irlandës, ku “Dardanët” duhet me patjetër të mos pësojnë disfatë – përndryshe do të renditen në vazon e tretë./Telegrafi/










































