Berisha: Nëpër studio janë tërbuar kundër meje sepse mafia po e ndjen që po vjen ligji në pushtet

11:05, 16/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj kritikave në studio televizive, duke deklaruar se sulmet ndaj tij janë shtuar pasi, sipas tij, mafia po ndjen se në Shqipëri po vjen rikthimi i shtetit ligjor.

Në një prononcim për mediat pas daljes nga SPAK, Berisha tha se PD ka depozituar dhjetëra padi ndaj Edi Ramës dhe zyrtarëve të tjerë, por ato janë mbyllur pa hetime efektive.

Berisha theksoi se opozita do të vijojë betejën për rikthimin e ligjit dhe paralajmëroi se, nëse vjen në pushtet, askush nuk do të jetë mbi ligjin. Ai i cilësoi reagimet në media si pjesë të zhurmës që, sipas tij, shkakton vendosmëria e opozitës për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Pyetje-përgjigje:

Armand Bajrami, A2 CNN: Zoti Berisha, dy pyetje. Sot listuat shumë akuza të rënda drejt kreut të qeverisë. A keni ju në plan t'i drejtoheni SPAK-ut me një kallëzim penal ndaj kryeministrit? Dhe e dyta, deri tani nuk keni qenë ju vetë prezent në protestat opozitare në bulevard. Në protestën e pritshme të 28 nëntorit, a do të jetë Sali Berisha në shesh?

Sali Berisha: Tani, pyetja e parë.

Për Edi Ramën, Partia Demokratike ka depozituar në zyrën e avokatisë speciale të krimeve të kryeministrit kriminel jo një, por të paktën 30-40 padi.

Mbyllen të gjitha. Nuk ekziston!

Një. Së dyti, u pyeta radhën e kaluar për dokumentet. Çdo dokument për Irena Maneku Gjokën, e të tjerë e të tjerë, Dumanin e të tjerë e të tjerë është dorëzuar në kohën e padisë.

Por nga zyra e avokatisë të Irena Gjokës, nuk ka faj, nuk ka vepër penale. Nuk shkuan as aty tek e reja që fajtor është po nuk dënohet, për Irenën as fajtor, asgjë.

Sikundër janë paraqitur padi për Ilir Rusin dhe për ata të tjerë të cilët kanë shkelur Kushtetutën dhe ligjin në rastin e Irena Gjokës.

Po, ne i bëjmë këto, megjithëse e dimë se kujt ia çojmë, por i bëjmë për të dëshmuar se ne do jemi dhe jemi parti e shtetit ligjor dhe se ne do rikthejmë në Shqipëri ligjin.

A e ke vënë re ti se si janë harbuar, sikur kanë marrë drogë në të gjitha ekranet, në të gjitha studiot kundër Sali Berishës?

A e ke vënë re? E ke vënë re.

Çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur që mafia po e ndjen se po vjen ligji në pushtet. Sali Berisha është një person, por mafia po e ndjen se po vjen ligji në pushtet dhe mjerë ajo.

Ta them këtu, gërshërët tona të ligjit nuk do të kursejnë njeri.

Nuk ka më mbi ligjin siç ndodh sot.

Kështu është gjithë ajo zhurmnajë e pakufishme që bëhet.

Ngrihen, se tani nuk u mjaftojnë beqirët, nuk u mjaftojnë idajetet, shkojnë dhe marrin nga shoqëria civile gjoja të pavarur dhe i klonojnë me Idajetin.

Por le të vazhdojnë, sepse vendosmëria jonë për t'i kthyer ligjin këtij vendi është e hekurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco