U dhunua me sende të forta nga i biri, ndërron jetë te Trauma 72-vjeçari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.11.2026, 11:17

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 72-vjeçari, i cili u dhunua me sende të forta nga djali i tij 37-vjeçar, në fshatin Rrushkull të Durrësit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 nëntor, kur 37-vjeçari, i identifikuar me inicialet E. K., goditi me sende të forta të dy prindërit e tij, babanë 72-vjeç dhe nënën 69-vjeçe, përpara banesës së tyre.

Si pasojë e dhunës, të dy prindërit pësuan dëmtime trupore. Nëna u transportua në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhej në gjendje të stabilizuar, ndërsa babai, për shkak të dëmtimeve të rënda në kokë, u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, 72-vjeçari nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë, 37-vjeçari u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit