Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Bruksel, ku gjatë koncertit të organizuar në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian u interpretua një këngë nacionaliste serbe që promovon pretendime territoriale ndaj Kosovës. Ngjarja ka shkaktuar reagime në Prishtinë dhe polemika në nivel evropian. Bëhet fjalë për këngën “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila është një vepër muzikore nacionaliste serbe. Reagimi nga Kosova ishte i menjëhershëm. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, reagoi duke kërkuar llogari ndaj kujtdo që është përgjegjës për ëktë incident.