Ish të përndjekurit politik kanë zhvilluar në Tiarën një ceremoni përkujtimore për intelektualët kryeqytetas që u ekzekutuan nga regjimi komunist në vitin 1944.
Gjatë një deklarate për mediat Besim Ndregjoni President i Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë tha se sot qeverisemi nga një diktaturë e Partisë Socialiste komuniste. Ai bëri thirrje që shqiptarët të vijojnë protestën e tyre kundër këtij regjimi.
Besim Ndregjoni: Para 82 vitesh u mbyll kjo masakër që përgjaku Tiranën më tutje vijuan masakrat e tjera për 50 vjet që nga Shqipëria e Veriut e deri në Jug, u përgjak e gjithë Shqipëria dhe kombi për gjysmë shekulli me radhë.
39 intelektualët e Tiranës, në mesin e të cilëve, deputetë, gazetarë, juristë, ushtarakë por edhe studentë u pushkatuan në Tiranë midis datave 28 tetor 16 nëntor të vitit 1944 në emër të pushtetit popullor. Ky ishte pushteti Stalinist i partisë komuniste, eliminimi i elitës të kryeqytetit. Më rastin e 69 vjetorit të vrasjes ë intelektualëve të Tiranës Ambasadori i shteteve të Bashkuara të Amerikës Withers, bëri një paralelizëm mes të djeshmes dhe te sotshmes ku beteja e njerëzve me ideale sipas tij duhet te jetë me aktive.
Beteja që këtë intelektualë u përballën dikur është njëjtë me atë që përballemi edhe sot. Sa herë që shohim censurë nga qeveria, duhet ti ndëshkojmë ti kundërshtojmë, ashtu kur kanoset shtypi i lirë. Ne duhet te ndalojmë gjithë këto akte tha Withers.
Sot gjendja aktuale e demokracisë në Shqipëri ka dështuar totalisht. Partia që pushkatoi këtë elitë sot është në pushtete pa dhënë llogari për 36 vjet për krimet, por e quajti pjesëmarrjen në demokraci vetëm me një ndërrim emri dhe një ndërrim kollareje.
Pra Shqipëria vazhdon ideologjikisht partinë Staliniste dhe paraqitet formalisht para popullit sikur po punon për demokraci. Nesër me 17, të nderuar media, do të shikoni tek partizani i panjohur se i gjithë shteti komunist me kurora thurin lavdinë që vranë elitën e kombit këtu me datë 16.
Shqipëria përballet aktualisht me një regres jo demokratik, sundimi i ligjit është minuar, por rinia dhe shtresat e ndryshme të popullsisë po luftojnë prej muajsh për ndryshimin e sistemit politik Stalinist të instaluar që në vitin 1990. Populli shqiptar ne antikomunistet përballuam plumbin, vuajtjen në tre breza duam lirinë të cilën na e ka marrë peng partia Socialiste komuniste me në krye diktatorin Edi Rama.
Në çdo vend demokratik, evropian, kur populli kërkon dorëheqje, kryeministri jep dorëheqje. Kjo ndodhi ne Spanjë, para disa muajsh. Kryeministri i majtë spanjoll nuk i kërkoi popullit dialog siç kërkon Edi Rama por dha dorëheqjen. Ai kryeministri i majtë spanjoll nuk i fyeu protestuesit sepse i kërkonin dorëheqjen siç bën kryeministri shqiptar. Ai dha dorëheqjen, duke kërkuar falje popullit të tij. Kryeministrat Evropës nuk bëjnë ligje për të ndaluar protestat për të mbrojtur pushtetin e vjedhur si kryeministri ynë. Nga ky nderim i intelektualeve të Tiranës i drejtohem opozitës shqiptare, të gjithë çdo ditë, çdo orë, pranë protestave, pranë studentëve pranë antikomunistëve, pranë atyre të gjeneratës Z që mbajti gjallë mbrojtjen e lirisë së shqiptarëve. Asnjë forcë politike ne Shqipëri që nuk i bashkohet protestës do njësohet njëlloj me diktaturën e Edi Ramës. Nuk ka zgjedhje të lira zotërinj të PD me një diktator. Zgjedhjet e lira bëhen me ndryshimin e sistemit, në aprovimin e një ligji për zgjedhje dhe gjithpërfshirje.
Shqiptarë kudo që jeni, mos keni frikën qeveritare, mbaroni lirinë tuaj, dilni çdo natë në proteste kundër diktaturës. Mos i lini fëmijët tuaj nën kamxhikun e Edi Ramës, por mbroni fëmijët tuaj. Mbroni lirinë tuaj, Mbroni gjakun e këtyre martirëve që sot nuk kanë një varr. Mbroni Shqipërinë nga diktatorët e rinj komunistë që lindën me një sistem të ashtuquajtur demokratik.
Lavdi martirëve të lirisë që thanë jetën për një Shqipëri Evripane.
© SYRI.net