
Pamje të pazakonta janë regjistruar në aeroportin kombëtar Ronald Reagan të Uashingtonit, ku zona e marrjes së bagazheve është mbushur me mijëra valixhe të mbetura pas tri ditësh kaosi në transportin ajror amerikan.
Më 13 nëntor, të premten, autoritetet e aviacionit në SHBA ndaluan pothuajse të gjitha fluturimet për t’u ngritur, në atë që u konsiderua ndërprerja më e gjatë kombëtare e trafikut ajror që prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.
Pasojat vijuan për tri ditë radhazi, duke shkaktuar anulime dhe vonesa masive në aeroporte të ndryshme të vendit. Vetëm gjatë së dielës, më shumë se 11 500 fluturime u prekën nga situata, ndërsa mijëra pasagjerë mbetën të bllokuar ose u detyruan të ndryshonin planet e udhëtimit. Pamjet nga aeroporti Ronald Reagan tregojnë përmasat e kaosit, me valixhe të grumbulluara në të gjithë zonën e marrjes së bagazheve, ndërsa udhëtarët përpiqen të gjejnë sendet e tyre pas ndërprerjeve të njëpasnjëshme.
Autoritetet shpresojnë që situata të kthehet në normalitet gjatë ditës së sotme, pas tri ditësh me probleme të mëdha në transportin ajror amerikan.





