Monday / November 16 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Vizitorët në strukturat akomoduese u rritën me 9,2% në shtator, dominoi Kosova dhe Italia

Theth
Share Share Icon

Shtatori shënoi zgjerim të numrit të vizitorëve në strukturat akomoduese në vend, krahasuar me shtatorin e një viti më parë ku vetëm rritja e të huajve ishte me 7.5 për qind. Të dhënat e Insitutit të Statistikave tregojnë se në Shtator 2026, numri i vizitorëve që qëndruan në strukturat akomoduese në Shqipëri u rrit me 9,2 %, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. “Vizitorët rezidentë u rritën me 12,7 %, ndërsa vizitorët jo-rezidentë me 8,1 %” thuhet në publikimin e INSTAT.  Netqëndrimet u rritën me 7,5%, ndërsa norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 54%, nga 52,7% në shtator 2025.

Rritja e numrit të vizitorëve ishte më e shpejtë te rezidentët, me 12,7%, kundrejt 8,1% te jorezidentët. Jorezidentët përbënin rreth tre të katërtat e totalit, me 437 885 vizitorë. Netqëndrimet e tyre u shtuan me 6,9%, ndërsa ato të rezidentëve me 9,3%.

Kosova ishte tregu kryesor i origjinës, me 13% të vizitorëve jorezidentë që u akomoduan në vend. Pas saj renditeshin Italia me 11%, Polonia me 10%, Franca me 9% dhe Gjermania me 8%.

Veriu shënoi rritjen më të fortë të numrit të vizitorëve, me 23,1%, ndërsa Jugu priti numrin më të madh, rreth 224 mijë, me një rritje prej 14,9%. Në rajonin Qendër, që përfshin Tiranën dhe Elbasanin, numri i vizitorëve ra me 6,5%. Zonat bregdetare pritën rreth 393 mijë vizitorë, ose 68% të totalit.

Pas një vere disi të zbehtë rritja e shtatorit ishte e pritshme për turoperatorët të cilët vlerësonin se zgjatja e sezonit turistik edhe në muajt e vjeshtës ishte një sinjal optimist. Turet e organizuara për turizmin e detit kishin rezervime deri në fillim të tetorit teksa prej vitesh tashmë vjeshta dhe pranvera kanë regjistruar rritje të dukshme të interesit edhe për turet kulturore.

Ecuria në muajin tetor dhe nëntor tashmë mbetet për tu parë duke pasur parasysh që gjatë tetorit pati një rënie të rezervimeve konfirmuar nga operatorët edhe si efekt i tensioneve politike dhe protesave në vend.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Ndërprerja e IPARD thelloi hendekun e bujqësisë shqiptare me Rajonin

Ndërprerja e programit IPARD ka ulur ndjeshëm mbështetjen për investime në bujqësinë shqiptare, duke e lënë vendin me një nga nivelet më të ulëta t...

1 hour më parë 3 Min Lexim
Pension buxhet para kulete varferi

Shqipëria ndan më pak të ardhura për më të varfrit se i gjithë rajoni

Shqipëria ka nivelin më të ulët të të ardhurave që përfiton shtresa më e varfër e popullsisë në krahasim me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor...

5 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!