Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Zgjerimi po ndodh në një mjedis shumë konkurrues”, komisionerja Kos: Kemi kundërshtarë që po pengojnë përparimin e vendeve kandidate

    Ursula von der Leyen: Shqipëria po bën progres drejt anëtarësimit në BE, ky është një moment i rëndësishëm

    Çmimi i arit në nivelin më të ulët që nga shtatori i vitit 2025

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Zgjerimi po ndodh në një mjedis shumë konkurrues”, komisionerja Kos: Kemi kundërshtarë që po pengojnë përparimin e vendeve kandidate
    Kryesore

    “Zgjerimi po ndodh në një mjedis shumë konkurrues”, komisionerja Kos: Kemi kundërshtarë që po pengojnë përparimin e vendeve kandidate

    November 16, 2026
    Screenshot

    Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka theksuar rëndësinë strategjike të zgjerimit të Bashkimit Europian, duke paralajmëruar për përpjekjet e Rusisë për të penguar këtë proces.

    Gjatë Forumit të Zgjerimit në Bruksel, ajo bëri thirrje për një Europë më të bashkuar dhe më të fortë, që të jetë në gjendje të përcaktojë vetë të ardhmen e saj.

    “Zgjerimi i sotëm po zhvillohet në një mjedis gjeopolitik shumë më konkurrues. Përballemi me kundërshtarë që duan të pengojnë këtë proces dhe të dëmtojnë vendet kandidate, por objektivi kryesor jemi ne, Bashkimi Evropian. Mbi të gjitha, Rusia, e cila dëshiron të përmbysë procesin e bashkimit evropian. Dhe ju e dini cila është përgjigjja jonë ndaj kësaj. Ne nuk do ta lejojmë një gjë të tillë të ndodhë.

    Përkundrazi, le ta shfrytëzojmë këtë moment për të ndërtuar një Evropë më të madhe dhe më të fortë, e aftë për të përcaktuar vetë të ardhmen e saj. Çfarë Europe duam të jetojmë dhe t’u lëmë brezave të ardhshëm? Europa nuk mund t’ia lejojë vetes të qëndrojë në vend, ndërkohë që bota gjeopolitike po ndryshon në mënyrë kaq dramatike.

    Nëse duam të formësojmë të ardhmen e Europës, a mund t’ia lejojmë vetes të mos e përfundojmë bashkimin e saj? Shikoni rreth kësaj salle. Sot kemi një pjesëmarrje të jashtëzakonshme: presidentë, kryeministra, ambasadorë, ministra, përfaqësues të medias dhe biznesit. Kjo i dërgon një mesazh botës: politika është rikthyer te zgjerimi. Dikur, zgjerimi ishte përgjigjja e Europës ndaj përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe ne arritëm të pranonim me sukses 13 shtete të reja anëtare.

    Sot, zgjerimi është sërish pjesë e një debati shumë më të gjerë për mënyrën se si do ta formësojmë të ardhmen e Europës, për të garantuar paqen, lirinë dhe mirëqenien për dekadat që vijnë. Këtë e shohim edhe te shpejtësia me të cilën disa vende kandidate po ecin përpara. Vetëm këtë vit kemi arritur më shumë rezultate se në çdo vit tjetër gjatë 25 viteve të fundit”, tha Kos mes të tjerash.

    kandidate Marta Kos përparimin vendeve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Zgjerimi po ndodh në një mjedis shumë konkurrues”, komisionerja Kos: Kemi kundërshtarë që po pengojnë përparimin e vendeve kandidate

    November 16, 2026

    Ursula von der Leyen: Shqipëria po bën progres drejt anëtarësimit në BE, ky është një moment i rëndësishëm

    November 16, 2026

    Çmimi i arit në nivelin më të ulët që nga shtatori i vitit 2025

    November 16, 2026

    225 milionë lekë nga qiratë në 10 muaj, të ardhurat nga pasuritë e sekuestruara rriten me 25%

    November 16, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 16 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Tri shenja të horoskopit po hyjnë në një kapitull të ri, pasi kuptuan çfarë duhet të lënë pas

    Yjet paralajmërojnë një të diel plot të papritura: Disa mundësi të papritura janë më pranë se kurrë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.