“Eliminimi i elitës intelektuale të kryeqytetit”, ish-të përndjekurit kujtojnë masakrën e 39 intelektualëve
Shoqata e ish-të Përndjekurve Politikë ka dalë këtë të hënë në një deklaratë për mediat, ku ka kujtuar masakrën ndaj 39 intelektualëve antikomunistë të Tiranës, të kryer 82 vite më parë, si dhe ka komentuar situatën aktuale politike në vend.
Në deklaratë thuhet se 39 intelektualë të Tiranës, mes tyre deputetë, gazetarë, juristë, ushtarakë dhe studentë, u pushkatuan në kryeqytet gjatë periudhës 28 tetor – 16 nëntor 1944, në emër të të ashtuquajturit pushtet popullor. Sipas shoqatës, qëllimi i këtyre ekzekutimeve ishte eliminimi i elitës intelektuale të kryeqytetit.
Më tej, ish-të përndjekurit politikë shprehën mbështetje për protestat e studentëve dhe të rinjve, ndërsa i bënë thirrje opozitës që të jetë pranë protestuesve. Ata kërkuan ndryshimin e sistemit politik dhe hartimin e një ligji gjithëpërfshirës zgjedhor, duke argumentuar se zgjedhjet e lira nuk mund të garantohen pa këto ndryshime.
Pjesë nga deklarata:
“39 intelektualë të Tiranës, mes të cilëve deputetë, gazetarë, juristë, ushtarakë, por edhe studentë, u pushkatuan në Tiranë, midis datave 28 tetor dhe 16 nëntor 1944. Në emër të pushtetit popullor, ky ishte motivi stalinist i Partisë Komuniste: eliminimi i elitës intelektuale të kryeqytetit.
Shqipëria përballet aktualisht me një regres demokratik. Sundimi i ligjit është minuar, por rinia dhe shtresat e ndryshme të popullsisë po luftojnë prej 198 ditësh për ndryshimin e sistemit politik stalinist, të instaluar që në vitin 1990.
Nga ky nderim i intelektualëve të Tiranës, i drejtohem opozitës shqiptare: të jetë çdo ditë, çdo orë pranë protestave, pranë studentëve, pranë antikomunistëve, pranë atyre të gjeneratës që mbajti gjallë mbrojtjen e lirisë shqiptare.
Nuk ka zgjedhje të lira, zotërinj të Partisë Demokratike, me një diktator. Zgjedhjet e lira bëhen me ndryshimin e sistemit, me hartimin e një ligji për zgjedhje gjithëpërfshirëse. Këtë kërkojnë antikomunistët”, thuhet në deklaratë.
Protesta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Policia gjobit 23 persona me nga 5 mijë lekë
Prokuroria e Beratit shpall moskompetencën për çështjen e pagave të magjistratëve, i kalon dosjen SPAK-ut
Von der Leyen: Shqipëria po bën progres domethënës drejt anëtarësimit në BE
- 11:34 Protesta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Policia gjobit 23 persona me nga 5 mijë lekë
- 11:30 Prokuroria e Beratit shpall moskompetencën për çështjen e pagave të magjistratëve, i kalon dosjen SPAK-ut
- 11:13 Delegacioni i BE-së në Shqipëri publikon mesazhin e Marta Kos: Përparimi më i madh në zgjerim që prej vitit 2002
- 11:12 Ftesë për Veliajn e Spiropalin? Berisha nga GJKKO: Të gjithë të bashkohen ta përcjellin një minutë e më parë
- 11:02 Von der Leyen: Shqipëria po bën progres domethënës drejt anëtarësimit në BE
- 11:00 Shpërthim me lëndë plasëse në Patos, dëmtohet porta e banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”