Krahas objektivit që ishte vendi i parë, i siguruar pas fitores 2-0 në Budapest përballë Bjellorusisë, Shqipëria ka arsye më shumë pse të gëzohet, përtej fushës.
UEFA ka akorduar për Federatën Shqiptare të Futbollit 1.2 milionë euro vetëm për renditjen në grup, ndërsa në tërësi, FSHF ka mundur të “thithë” rreth 2.4 milionë euro.
Një shifër që ngroh Shqipërinë mbi përfitime të rëndësishme dhe fitimprurëse pas rrugëtimit të mirë në Ligën e Kombeve.
Skuadra kuqezi bëri gjithçka mirë nën drejtimin e Rolando Maran, duke ofruar një lojë stabël, të qetë dhe njëkohësisht të guximshme në repartin e avancuar.
Ndikimi i italianit ka qenë i konsiderueshëm, duke fituar edhe pëlqimin e lojtarëve të cilët kanë kuptuar tashmë skemat e tij.













