Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1.371 gjoba kundërvajtëse dhe ka regjistruar 30 aksidente trafiku gjatë javës së kaluar, përkatësisht nga 9 deri më 15 nëntor 2026.

Sipas komunikatës së Policisë, gjatë kësaj periudhe janë pezulluar edhe shtatë patenta shoferësh për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.


Nga 30 aksidentet e regjistruara, 15 kanë qenë me lëndime trupore, ku janë lënduar 17 persona, ndërsa 15 të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve në trafik.

Po ashtu, ka apeluar te shoferët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Policia ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe të raportojnë kundërvajtjet në trafik përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” ose në numrin kujdestar 192. /Telegrafi/