Hoxha: Vlerësimi i Komisionit Evropian për Shqipërinë, përgjegjësi për të ecur përpara

16 Nëntor 2026 | 11:55

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale mbi zhvillimet e fundit në Bruksel, në kuadër të Forumit të Zgjerimit 2026.

Hoxha citoi deklaratat e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila në fjalën e hapjes vlerësoi se “Shqipëria po dëshmon progres mbresëlënës”.

Hoxha theksoi se ky vlerësim, i pasqyruar edhe në Raportin e Progresit 2026, konfirmon ecurinë e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit dhe duhet të shërbejë njëkohësisht si burim krenarie dhe përgjegjësie për vijimin e reformave.

“Për dekada, anëtarësimi në BE ka qenë dëshira, aspirata dhe kërkesa jonë. Sot kësaj i është bashkuar edhe ftesa dhe dora e zgjatur e BE-së për të ecur përpara me përgjegjësi, vendosmëri dhe besim në të ardhmen tonë të përbashkët”, u shpreh Ministri Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Eliminimi i elitës intelektuale të kryeqytetit”, ish-të përndjekurit kujtojnë masakrën e 39 intelektualëve

Shoqata e ish-të Përndjekurve Politikë ka dalë këtë të hënë në një deklaratë për mediat, ku ka kujtuar masakrën ndaj 39 intelektualëve antikomunistë të Tiranës,...
11:49 | 16/11/2026

Protesta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Policia gjobit 23 persona me nga 5 mijë lekë

Policia e Shtetit ka vendosur 23 masa administrative ndaj personave që gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e së dielës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” bllokuan...
11:34 | 16/11/2026

Prokuroria e Beratit shpall moskompetencën për çështjen e pagave të magjistratëve, i kalon dosjen SPAK-ut

Prokuroria e Beratit ka shpallur moskompetencën për hetimin e një kallëzimi lidhur me ndryshimet ligjore për pagat e magjistratëve dhe ka vendosur t’ia kalojë çështjen...
11:30 | 16/11/2026