BE-ja ngre alarmin: Rusia po pengon përpjekjet për paqe në Ukrainë

Ministrat e Jashtëm të BE-së paralajmërojnë për pasoja të rënda humanitare gjatë dimrit dhe kërkojnë ndalimin e sulmeve ndaj objekteve energjetike, ndërsa diskutojnë masa të reja sanksionuese ndaj Moskës.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian kanë akuzuar Rusinë se po zvarrit përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Ukrainën, ndërkohë që po intensifikon sulmet ndaj centraleve elektrike dhe infrastrukturës tjetër civile.

Gjatë një takimi në Bruksel, përfaqësuesit evropianë theksuan se një armëpushim duhet të jetë hapi i parë drejt përfundimit të luftës, raportonn AP.

Ata paralajmëruan se sulmet ndaj infrastrukturës energjetike mund ta përkeqësojnë ndjeshëm situatën humanitare në Ukrainë, veçanërisht me afrimin e dimrit.

BE-ja po shqyrton gjithashtu vendosjen e sanksioneve të reja ndaj mekanizmave financiarë që mbështesin luftën e Rusisë.

Ndërkohë, negociatat e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara nuk kanë sjellë ende një marrëveshje të qëndrueshme për armëpushim. Mosmarrëveshjet kryesore vazhdojnë të lidhen me çështjen e territoreve dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Përfaqësuesit evropianë kanë theksuar se Ukraina duhet të vendosë vetë për çështjet që lidhen me sovranitetin dhe të ardhmen e saj.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika