Një shpërthim me lëndë plasëse u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Patos. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 05:05 të datës 16 nëntor 2026, një 33-vjeçar me inicialet M.P., banues në Patos, njoftoi sallën operative se i ishte dëmtuar porta rrethuese e banesës.
Dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga përdorimi i një lënde plasëse. Një tjetër detaj që bëhet i ditur nga policia është se 33-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Po sipas burimeve, M. P. ka qenë i përfshirë në një vrasje të ndodhur në vitin 2010, kur ishte vetëm 17 vjeç. Për këtë arsye, një nga pistat që dyshohet se po shqyrtohet nga grupi hetimor është ajo e hakmarrjes.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të bërë dokumentimin e plotë ligjor të saj.
Më datë 16.11.2026, rreth orës 05:05, shtetasi M. P., 33 vjeç, banues në Patos (me masë sigurie “Arrest në shtëpi”), ka njoftuar sallën operative se i është dëmtuar porta e rrethimit të banesës, dyshohet me lëndë plasëse.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.