“Statuti duhet të jetë më i fortë se kryetari”/ Petro Koçi për Asamblenë e PS: Emërimi i Demos dhe Koçiut lajm i mirë, përjashtimi i Spiropalit i tepërt dhe dëmprurës
Këngëtari i njohur, Redon Makashi, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Live me Luizin”, ku ka folur për jetën e tij private dhe profesionale.
Në një moment gjatë intervistës, ai foli edhe për dy kolegët e tij, Elton Deda dhe Aleksandër Gjoka, ku të tre bashkë njihen si grupi “Tre Musketjerët”.
I pyetur nga moderatori, Luiz Ejlli, se cili prej tyre do i përgjigjej direkt në telefon, Redoni tha “direkt Sandri”. Për këtë arsye, ai duhej t’a merrte në telefon dhe t’i thoshte se “e ka lënë makina në Kashar”.
Makashi e mori në telefon dhe Gjoka u përgjigj menjëherë. Teksa Redoni i tha se e ka lënë makina në Kavajë dhe shton nëse mundet të shkojë t’a marrë, ai nuk heziton t’i vijë në ndihmë mikut të tij.
Pjesë nga biseda në telefon:
Aleksandër: Alo
Redon: Hë mo trim, ç’bëhet?
Aleksandër: Hiç
Redoni: Më ka lënë makina këtej nga Kavaja, vjen e më merr, se nuk e di ça ka.
Aleksandër: Po, ku?
Redoni: Kaq Sandër, kaq dua nga ti.
Aleksandër: Humor?
Luizi: E kalove testin.
Top Channel