Sonte Gjermani-Holandë/ Klopp duhet të fitojë, por Xavu ka ndërtuar një makineri golash të pamëshirshme
Pak ditë pas njoftimit të Cristiano Ronaldos, një tjetër futbollist evropian i thotë lamtumirë kombëtares së vendit të tij.
Bëhet fjalë për Romelu Lukaku, që një ditë pas suksesit të Belgjikës ndaj Italisë në Nations League, vendosi të mbyllë karrierën me skuadrën belge, një vendim që ai e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram.
‘Në këto 16 vjet kam dhënë gjithçka kisha për skuadrën kombëtare-shkruante Lukaku në postimin e tij-kam kaluar përmes çdo emocioni të mundshëm. Kam luajtur me shokë skuadre fantastikë, të cilëve do t’iu jem gjithnjë mirënjohës. Dua t’i falënderoj të gjithë, ashtu siç dua të falënderoj edhe të gjithë trajnerët që më kanë nxitur dhe që kanë besuar te unë për të ndihmuar skuadrën. Ishte një rrugëtim i bukur dhe kam vlerësuar çdo moment’
Më pas Lukaku kishte një mesazh edhe për tifozët belgë duke i falënderuar për mbështetjen
‘Tifozëve të Belgjikës iu them faleminderit për mbështetjen që i keni dhënë skuadrës sonë. Jam krenar që kam përfaqësuar vendin tim në 4 edicione të Kupës së Botës dhe në 3 evropianë. Nuk do të harroj kurrë këto momente. Jam në paqe me vendimin tim që të ndalem këtu. Ishte diçka e jashtëzakonshme. Ishte e këndshme. Jam mirënjohës. Faleminderit’-thekson Romelu Lukaku.
View this post on Instagram
Top Channel