Një tjetër shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në Patos. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar porta rrethuese e banesës së një 33-vjeçari. Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 05:05, 33-vjeçari Mateos Pashaj ka njoftuar sallën operative për dëmtimin e portës së banesës së tij, që dyshohet të jetë shkaktuar nga përdorimi i lëndës plasëse.