Rizvanolli: KOSTT-i dhe KEK-u nuk kanë kryer transaksione me kompani serbe gjatë qeverisjes sonë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se gjatë qeverisjes aktuale KOSTT-i dhe KEK-u nuk kanë pasur transaksione me kompani serbe. Ajo shtoi se Qeveria po vepron për të frenuar rritjen e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike.

Pas mbledhjes së Qeverisë, në një konferencë për media, Rizvanolli deklaroi se institucionet ndjekin zhvillimet dhe mbajnë kontakte me palët përkatëse. Sipas saj, synimi është që masat e ndërmarra të mos e rëndojnë koston për qytetarët.

Të lidhura

None found

Ministrja u shpreh se Qeveria do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për mbrojtjen e konsumatorëve nëse shpenzimet e furnizimit vazhdojnë të shtohen.

“KOSTT-i dhe KEK-u, si ndërmarrje publike, nuk kanë kryer transaksione me kompani serbe gjatë qeverisjes sonë. Kemi ndjekur situatën dhe kemi komunikuar me akterët relevantë edhe gjatë muajve të fundit. Po angazhohemi që kostot e furnizimit të mos rriten, përmes veprimeve të ndryshme, përfshirë vendimet e sotme dhe ato që do të pasojnë. Do të marrim masa për të frenuar kostot dhe, nëse ato rriten, për t’i mbrojtur qytetarët sa më mirë. Sikurse gjatë pandemisë, krizës energjetike dhe inflacionit të nxitur nga luftërat e zhvillimet gjeopolitike në vende të tjera, do ta kryejmë detyrën dhe do të përballemi bashkërisht edhe me këtë krizë”, tha Rizvanolli.

Lidhur me vendimin e Qeverisë për të ndaluar tregtimin e energjisë elektrike me ndërmarrje me origjinë nga Serbia, Rizvanolli tha se mbikëqyrja dhe zbatimi janë në përgjegjësinë e institucioneve përkatëse, konkretisht Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe KOSTT-it.

Ajo sqaroi se ndalesa përfshin tregtinë brenda Kosovës me kompani që e kanë kompaninë mëmë në Serbi, janë degë të kompanive serbe ose kanë aksionarë apo lidhje me shtetin serb.

“ZRRE-ja dhe KOSTT-i janë institucionet përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e vendimeve. Sipas këtij vendimi, brenda Republikës së Kosovës nuk lejohet tregtimi me kompani që kanë kompani mëmë në Serbi, janë degë të kompanive serbe, kanë aksionarë të shtetit serb apo lidhje me të. Në tetor të vitit 2025 morëm konfirmim nga Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjisë se kjo ishte shkelje e ligjit. Vendimi i kërkonte Serbisë ta përmbushte detyrimin deri më 1 korrik, por kjo nuk ndodhi. Megjithatë, bëmë një përpjekje të fundit përmes Bashkimit Evropian, që linjat të liroheshin para dimrit dhe tregtia të mundësohej përmes tyre. Meqë kjo nuk u realizua, po e zbatojmë tani”, deklaroi ministrja.

Për mundësinë që kompani kosovare të kenë tregtuar me ndërmarrje serbe, Rizvanolli tha se nuk ka informacione për raste të tilla.

Si rast të veçantë ajo përmendi furnizuesin që shërben në komunat veriore. Ky është krijuar në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit për energjinë dhe, sipas informatave të ministres, furnizohet nga Serbia.

Rizvanolli bëri të ditur se në këtë fazë masat nuk do të zbatohen ndaj këtij furnizuesi, pasi veprimtaria e tij mbështetet në një marrëveshje ndërkombëtare. Ajo, megjithatë, la të hapur mundësinë që masat të ashpërsohen në të ardhmen nëse Serbia nuk i përmbush detyrimet.

“Nuk kemi informacione se ndonjë kompani kosovare po tregton me kompani serbe. Përjashtim është furnizuesi i komunave veriore, i themeluar në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit, i cili, sipas të dhënave tona, merr energji nga Serbia. Për momentin nuk do të ndërhyjmë ndaj tij, pasi mbështetet në një marrëveshje ndërkombëtare. Por, siç tha edhe kryeministri, nuk përjashtohet që më vonë masat të përshkallëzohen dhe të përfshijnë edhe këtë kompani. Mund të rishqyrtojmë tërësisht zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për energjinë, nëse Serbia nuk i përmbush detyrimet e saj”, u shpreh Rizvanolli.


Shtuar më 16.11.2026 12:18

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet