“Histori, biznes dhe miqësi në jug të Shqipërisë”, mesazhi i ambasadorit të SHBA nga Saranda
Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar foto nga vizita e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt, në jug të vendit.
Përmes një postimi në rrjetin social X, ambasada bën me dije se gjatë qëndrimit në Sarandë, ambasadori Wendt u njoh me historinë e Shqipërisë ndër shekuj dhe zhvilloi biseda me drejtues të bizneseve vendase për partneritetet në rritje.
“Histori, biznes dhe miqësi në jug të Shqipërisë! Në Sarandë, Ambasadori Eric Wendt përshkoi shekujt e historisë së Shqipërisë dhe bisedoi me udhëheqësit e biznesit vendas rreth partneriteteve në rritje”, thuhet në postimin e ambasadës.
Ambasadori u takua edhe me vullnetarë të Korpusit të Paqes dhe ish-studentë të programeve amerikane të shkëmbimit.
“Ai u takua gjithashtu me Vullnetarët e Korpusit të Paqes dhe ish-studentët e shkëmbimit amerikan, njerëzit që e bëjnë miqësinë SHBA-Shqipëri më të fortë çdo ditë”, thuhet në postim.
History, business and friendship in Albania’s south! In Saranda, Ambassador Eric Wendt walked through centuries of Albanian history and talked with local business leaders about growing partnerships. He also met with Peace Corps Volunteers and U.S. exchange alumni, the people who make the U.S.-Albania friendship stronger every day.
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) November 16, 2026
Wizz Air, Tirana Maratonë! Çdo hap të çon drejt një destinacioni të ri.
Hoxha: Vlerësimi i Komisionit Evropian për Shqipërinë, përgjegjësi për të ecur përpara
“Eliminimi i elitës intelektuale të kryeqytetit”, ish-të përndjekurit kujtojnë masakrën e 39 intelektualëve
- 12:03 BE propozon shkurtimin e periudhës së provës për anëtarët e rinj
- 12:00 Wizz Air, Tirana Maratonë! Çdo hap të çon drejt një destinacioni të ri.
- 11:56 Dëmtohet Edon Zhegrova, shqetësim edhe për Juventusin
- 11:55 Lukaku tërhiqet nga kombëtarja e Belgjikës
- 11:55 Hoxha: Vlerësimi i Komisionit Evropian për Shqipërinë, përgjegjësi për të ecur përpara
- 11:49 “Eliminimi i elitës intelektuale të kryeqytetit”, ish-të përndjekurit kujtojnë masakrën e 39 intelektualëve