BDI: Pas bankave dhe telekomunikacionit, edhe insulina kalon nën kontrollin e botës serbe

Në një konferencë për media, nënkryetarja e BDI-së Arta Bilalli-Zendeli deklaroi se Phoenix Pharma në Maqedoni ka kaluar nën kontrollin e një biznesmeni serb nga industria e kazinove dhe basteve.

Sipas saj, më 3 prill 2025, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës miratoi, përmes vendimit nr. 08-55, blerjen e Phoenix Pharma-s nga kompania serbe VEGA. Ajo tha se kjo kompani lidhet me Dejan Çakajac, bashkëpronar i kompanisë së lojërave të fatit Mozzart.

Të lidhura

None found

Bilalli-Zendeli vuri në dukje se vetëm gjatë vitit 2026, Vega Farmaceutikals ka siguruar mbi 50 kontrata publike me Ministrinë e Shëndetësisë dhe klinika të ndryshme, me vlerë prej miliona eurosh. Rreth 10 milionë euro, sipas saj, janë për insulinat. Ajo pretendoi se institucioni përgjegjës për mbrojtjen e konkurrencës ka lejuar që një furnizues me pozitë dominuese në tenderët e insulinës të kalojë nën kontrollin e një biznesmeni serb të lojërave të fatit.

Ajo theksoi se insulina është ilaç jetik dhe se furnizimi i saj lidhet me sigurinë shëndetësore të shtetit, jo me një aktivitet të zakonshëm tregtar. Për këtë arsye, pyeti se kush e ka vlerësuar rrezikun për furnizimin me insulinë, pse Komisioni e miratoi këtë përqendrim dhe nëse vendimi është ndikuar politikisht. Gjithashtu, pyeti nëse Valon Elezi, anëtari i VLEN-it në Komision, kishte dijeni për këtë çështje.

Nënkryetarja e BDI-së kërkoi që të bëhet publike e gjithë analiza mbi të cilën u miratua transaksioni, si dhe të gjitha kontratat e insulinës për periudhën 2025–2027. Ajo ngriti shqetësimin se, pas bankave dhe telekomunikacionit, tani diskutohet edhe kontrolli mbi insulinën: bankat lidhen me paratë e qytetarëve, telekomunikacioni me komunikimet e tyre, ndërsa insulina me jetën e njerëzve. Sipas saj, nëse kompania përballet me probleme në Serbi, mund të vihet në rrezik furnizimi i vendit me ilaçe dhe insulinë.


Shtuar më 16.11.2026 12:22

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet