72-vjeçari nga fshati Rrushkull i Manzës ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, 10 ditë pasi u dhunua rëndë nga djali i tij.
I moshuari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht trajtimit mjekësor. Gjatë ngjarjes së rëndë, i biri kishte dhunuar edhe nënën e tij, 69 vjeçe.
Kjo e fundit mori ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa 72-vjeçari u transportua në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Sipas policisë, djali kishte probleme të shëndetit mendor.
© SYRI.net