Çmimet e naftës bien në tregjet botërore, rriten pritjet për furnizim më të madh

Rikthimi i eksporteve të naftës nga Lindja e Mesme dhe pritjet për rritje të furnizimit global kanë ushtruar presion mbi çmimet e naftës, pavarësisht tensioneve në transportin detar.

Çmimet e naftës kanë shënuar rënie në tregjet ndërkombëtare të hënën, më 16 nëntor, pasi investitorët kanë shtuar pritjet për një furnizim më të madh të tregut global.

Nafta Brent, standardi ndërkombëtar, ra me 0.7%, duke arritur në 95.15 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI shënoi rënie prej 0.4%, në 88.19 dollarë për fuçi.

Një nga faktorët kryesorë që ndikuan në këtë zhvillim është rikuperimi i eksporteve të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë, raporton Reuters.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka parashikuar se gjatë tremujorit të katërt të vitit furnizimi global do të tejkalojë kërkesën me rreth 1.7 milionë fuçi në ditë.

Megjithatë, incidentet e fundit me cisternat në rajonin e Gjirit Persik vazhdojnë të përbëjnë rrezik për transportin dhe furnizimin me naftë.

Lëvizjet e çmimeve të naftës ndiqen me vëmendje nga ekonomitë botërore, pasi ndikojnë drejtpërdrejt në kostot e transportit, prodhimit dhe çmimet e produkteve për konsumatorët.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika