Barcelona iu ofron tifozëve vend në “Camp Nou” pas vdekjes
Barcelona ka prezantuar një projekt të veçantë për stadiumin e ri “Camp Nou”, ku do të ndërtohet një memorial që do t’u mundësojë tifozëve të klubit që hiri i tyre të vendoset brenda stadiumit pas vdekjes.
Sipas raportimeve të gazetës franceze “Le Parisien”, projekti do të përfshijë rreth 26 mijë hapësira funerale, për mbështetësit që dëshirojnë të mbeten të lidhur me klubin edhe pas vdekjes.
Shërbimi do të ofrohet me disa paketa të ndryshme: 2.490 euro për 10 vjet, 4.990 euro për 25 vjet dhe 5.990 euro për 50 vjet.
Përveç kësaj, do të aplikohet edhe një tarifë vjetore prej 70 eurosh për mirëmbajtje.
Memoriali pritet të hapet në fund të vitit 2027, duke u ofruar tifozëve të Barcelonës një mundësi të pazakontë për të mbetur përgjithmonë pranë klubit të tyre të zemrës.
Dëmtohet Edon Zhegrova, shqetësim edhe për Juventusin
Lukaku tërhiqet nga kombëtarja e Belgjikës
Shqipëria shkëlqeu në Ligën e Kombeve, Duka: Një edicion fantastik, presim suksese të tjera
- 12:30 Poloni, 3 adoleshentë arrestohen nën dyshimin për përgatitjen e një sulmi terrorist
- 12:27 Italia gjobit Metën me 805 milionë euro për përdorimin e fotove pa pëlqimin e përdoruesve
- 12:23 “Përjashtimi i Spiropalit dhe Ndrecës nul”, Petro Koçi: Lajm do ishte përjashtimi i ndonjë të korruptuari
- 12:07 “Histori, biznes dhe miqësi në jug të Shqipërisë”, mesazhi i ambasadorit të SHBA nga Saranda
- 12:03 BE propozon shkurtimin e periudhës së provës për anëtarët e rinj
- 12:00 Wizz Air, Tirana Maratonë! Çdo hap të çon drejt një destinacioni të ri.