“Statuti duhet të jetë më i fortë se kryetari”/ Petro Koçi për Asamblenë e PS: Emërimi i Demos dhe Koçiut lajm i mirë, përjashtimi i Spiropalit i tepërt dhe dëmprurës
Ambasadori i sapoemëruar i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka nisur njohjen nga afër me vendin, duke zgjedhur jugun e Shqipërisë dhe qytetin e Sarandës si një prej ndalesave të para.
Këtë herë, larg takimeve protokollare dhe kostumit zyrtar, diplomati amerikan është shfaqur duke eksploruar historinë dhe bukuritë e zonës, ndërsa ka zhvilluar edhe takime me përfaqësues të biznesit vendas.
Gjatë vizitës në Sarandë, Wendt është njohur me historinë shumëshekullore të qytetit dhe ka diskutuar me drejtues të bizneseve lokale mbi mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit dhe krijimin e partneriteteve të reja.
Në kuadër të vizitës, ambasadori është takuar gjithashtu me vullnetarë të Peace Corps dhe ish-pjesëmarrës shqiptarë në programet e shkëmbimit amerikan, duke vlerësuar rolin e tyre në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
History, business and friendship in Albania’s south! In Saranda, Ambassador Eric Wendt walked through centuries of Albanian history and talked with local business leaders about growing partnerships. He also met with Peace Corps Volunteers and U.S. exchange alumni, the people who make the U.S.-Albania friendship stronger every day.
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) November 16, 2026
Top Channel