Maltina Ferati, mjeke nga Tetova, është një nga dy personat që humbën jetën në aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur të shtunën në Xibër, pranë Tunelit të Murrizit.
Ferati udhëtonte si pasagjere në njërin prej dy automjeteve që u përplasën me njëri-tjetrin. Ajo punonte si specialiste e biokimisë mjekësore dhe kryeshefe e laboratorit në Spitalin e Tetovës që ka reaguar duke shprehur dhimbjen dhe pikëllimin për humbjen e mjekes.

Viktima tjetër e aksidentit është identifikuar si Bledian Osmani, rreth 42 vjeç.
Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 10:15, kur dy automjete u përplasën në afërsi të Tunelit të Murrizit. Nga përplasja mbetën të plagosur edhe pesë persona, të cilët u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.







Komente
Komento