Monday / November 16 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Hotel retro në Bulqizë, FSHZH tender 1 mln euro për “Divizionin”

Share Share Icon

Një hotel me 23 dhoma, me ambiente të frymëzuara nga estetika e periudhës së komunizmit, parashikohet të ndërtohet në Parkun Tematik Retro “Divizioni” në Bulqizë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për projektimin dhe ndërtimin e hotelit, me fond limit 95,7 milionë lekë. Shuma i përket lotit të tretë, që mbulon hotelin, jo të gjithë parkun.

Godina ekzistuese do të shembet për shkak të paqëndrueshmërisë së strukturës. Hoteli i ri do të ruajë formën e ndërtesës së mëparshme dhe do të shtrihet në tre kate, me një sipërfaqe prej rreth 1 208 metrash katrorë. Pamjet e projektit paraqesin godinën me fasadë gri, përballë një sheshi me shtigje dhe gjelbërim.

Sipas planimetrive, në dy katet e para do të vendosen 14 dhoma dyshe dhe dy dhoma familjare. Holli i pritjes dhe kuzhina do të jenë në katin përdhe, ndërsa ambienti për mëngjesin në katin e parë. Kati i sipërm do të ketë pesë dhoma të emërtuara në projekt si “dhoma oficeri”, një dhomë familjare dhe një dhomë të përbashkët hosteli me gjashtë shtretër.

Koncepti retro do të pasqyrohet te mobilimi, ndriçimi dekorativ dhe posterët historikë. Për ambientet e brendshme, relacioni arkitektonik parashikon përdorimin e ngjyrave dhe materialeve të frymëzuara nga vitet 1970–1980, ndërsa për disa lloje dhomash përmend edhe motive të viteve ’90. Përveç akomodimit, hoteli do të ketë një hapësirë ekspozimi, një dyqan suveniresh dhe një ambient lojërash.

Parku tematik është planifikuar në një zonë prej rreth 10 hektarësh në veri dhe veriperëndim të Bulqizës. Territori përfshin ish-godinat e akomodimit të oficerëve dhe ish-parkun e logjistikës, ndërsa në jug kufizohet me Rrugën e Arbërit. Përtej hotelit, plani i parkut parashikon shëtitore, zona sportive dhe hapësira tematike kushtuar historisë minerare të Bulqizës dhe jetës në qytet gjatë periudhës së komunizmit.

Përpara nisjes së punimeve, kontraktori do të hartojë projektin e zbatimit dhe preventivin përfundimtar, i cili nuk duhet të tejkalojë vlerën e ofertuar. Punimet përfshijnë edhe sistemimin e mjediseve të jashtme të hotelit, me gjelbërim dhe ndriçim, ndërsa kontraktori do të ndjekë procedurat për lidhjen e godinës me rrjetet e energjisë, ujësjellësit dhe kanalizimeve.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

AAPSK, 225 milionë lekë nga qiratë në 10 muaj, të ardhurat rriten me 25%

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka arkëtuar rreth 225 milionë lekë nga dhënia me qira e pasurive të...

2 hours më parë 3 Min Lexim

Butrinti, biletat e hyrjes rriten me 200 lekë nga 1 janari 2027

Nga 1 janari 2027, bileta individuale për Butrintin do të kushtojë 1.200 lekë, ndërsa ajo për person në grup 1.000 lekë. Në periudhën janar–shtator...

3 hours më parë 5 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!