Trajneri i Kombëtares Rolando Maran arriti objektivin e vendosur në kontratë: kualifikimin e Kombëtares si vend i parë në grupin e Ligës së Kombeve. Arritja e këtij objektivi, por edhe fitorja 2-0 kundër Bjellorusisë, bënë që në përfundim të sfidës në Budapest të shpërthente festa.
Trajneri italian mbajti një fjalin në mesin e fushës i rrethuar nga lojtarët teksa u shpreh:
"Ata që e duan këtë fanellë mund të jenë vetëm krenarë për ju. E nisëm këtë aventurë bashkë shkëlqyeshëm, ashtu si duhet të shkonte. E meritonim të ishim këtu dhe ti jepnim gëzim tifozëve tanë. Bravo, ju lumtë të gjithëve."
Trajneri kuqezi grumbulloi 15 pikë në 6 ndeshjet e grupit 1 të Ligës C, duke bërë fushatën më të mirë të Shqipërisë në Ligën e Kombeve. Në total shënuam 12 gola dhe pësuam 3. Përveç ngjitjes në Ligën B dhe mu ndësisë së ‘play-off’ nëpërmjet Ligës së Kombeve drejt Euro 2028, jemi në vazon e tretë në shortin e kualifikueseve.











Komente
Komento