TIRANË- SPAK dërgon sot për gjykim dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, me 30 të pandehur, mes tyre dy shoqëri tregtare. Kreu i SPAK, Klodian Braho konfirmoi dërgimin e dosjes në gjykatë gjatë një komunikimi me gazetarët.

Prokurori i çështjes, Dritan Prençi tha se hetimet përfshijnë shkelje në 10 procedura tenderimi, shtatë lotet e Unazës së Madhe të Tiranës, Tunelin e Llogarasë, lotin 3 të rrugës Porto Romano–Durrës dhe tenderi për rikonstruksionin e Albcontrolit.

“Sot do dërgohet ne gjykate Belinda Balluku dhe për shkak të kërkesave për informacion kemi menduar këtë mënyrë komunikimi”, tha Braho në takim.

Të akuzuarit e dosjes Balluku
Belinda Balluku                       Shkelje e barazisë në 9 tendera; Korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie      
Pandeli Carapuli                       Pastrim parash
Igli Tare                                    Pastrim parash në 2 raste
Joana Bushi                              Pastrim parash
Arbër Abazi                              Korrupsion aktiv; Falsifikim dokumentesh
"Alko Impex General Construction"   Korrupsion aktiv
Viola Haxhiademi                    Shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë
Ergys Verdho                           Shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë
Adja Strazimiri                         Shpërdorim detyre; Shkelje në tendera
Anila Sulollari                          Shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë
Paqsor Buzi                              Falsifikim dokumentesh disa herë
Artan Sako                               Falsifikim dokumentesh disa herë
Ram Geci                                 Falsifikim dokumentesh disa herë
"Eurocol" sh.p.k                      Pastrim parash
Evis Berberi                              Shkelje në 9 tendera
Gentian Gjyli                           Shkelje në tendera dhe shpërdorim detyre
Erald Elezi                                Shkelje në 3 tendera
Jetmira Dervishi                       Shkelje në tendera
Mirzeta Kashnica                     Shkelje në tendera
Jonida Çeçe                              Shkelje në 3 tendera       
Adrian Kroi                              Shkelje në 4 tendera; Shpërdorim detyre
Denis Xhoshi                           Shkelje në 3 tendera       
Klarita Konomi                        Shkelje në 1 tender
Miranda Shkurti                       Shkelje në 8 tendera
Genti Raça                                Shkelje në 5 tendera; Shpërdorim detyre
Eduart Agalliu                          Shkelje në 1 tender
Arbër Troka                              Shkelje në 2 tendera
Dhurata Lazaj                           Shkelje në 3 tendera
Nikollaq Mihali                        Shkelje në 3 tendera
Gëzim Noni                              Shkelje në 3 tendera
Arlinda Gordani                       Shkelje në 4 tendera       

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:39
Dosja e Ballukut në gjykatë, SPAK përjashton një kërkesë të re për arrestimin! Braho: Jemi në të njëjtat kushte, Kuvendi na vuri kufij

1794833332_klodianbraho.jpeg

SPAK do ta dërgojë për gjykim dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku pa paraqitur një kërkesë të re për arrestimin e saj. Kreu i SPAK, Klodian Braho, tha në një komunikim me gazetarët se prokuroria e ka marrë përgjigjen nga Kuvendi, i cili refuzoi kërkesën e parë për autorizimin e arrestimit.

Braho shpjegoi se SPAK e kishte argumentuar kërkesën e parë me zgjerimin e hetimeve ndaj Ballukut. Në raportin me të cilin u rrëzua kërkesën, shumica parlamentare tha se zgjerimi i hetimeve nuk përbënte një rrethanë të re. Braho iu referua pikërisht këtij qëndrimi kur u pyet nëse SPAK do të kërkonte një masë të re sigurie ose zëvendësimin e masës në fuqi, duke thënë se Kuvendi u vuri kufij dhe se janë në të njëjta kushte.

Braho: Lidhur me mundësinë e një kërkese të re për masë sigurie apo të zëvendësimit të masës, Kuvendi (shumica) na tha në raport se zgjerimi i hetimeve nuk përbën rrethanë të re. Qasja jonë është që kërkesa që kemi bërë në Kuvend duhej të ishte pranuar, por Kuvendi vuri disa kufij dhe jemi në këto kushte.

Ndaj Ballukut aktualisht është në fuqi masa e ndalimit të daljes jashtë shtetit si edhe pezullim nga detyra.