Petrova për çështjen Mihajllova: Rasti i presioneve mbetet i paqartë

Debati në Sofje është rindezur pas pretendimeve për presion ndaj Iva Mihajllovës dhe përfshirjes së shërbimeve sekrete bullgare në këtë çështje.

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Velisllava Petrova, deklaroi se rasti nuk hyn në fushën e përgjegjësisë së Ministrisë së Punëve të Jashtme. Pas publikimit të incizimeve, ajo tha se mbetet e paqartë se nga kanë ardhur informacionet për presionet e pretenduara.

Të lidhura

None found

Petrova theksoi se, bazuar në deklaratën e vetë Mihajllovës, ajo nuk kishte thënë se ishte përballur me presion. Për këtë arsye, ministrja e cilësoi si enigmatik burimin e këtyre pretendimeve.

Çështja mori përmasa publike pasi YouTuber-i Stanisllav Canov publikoi regjistrime të bisedave me Mihajllovën. Në to, ajo pretendon se zyrtarë të Shërbimeve Sekrete Bullgare e kishin kërcënuar se do t’i ndërprisnin ndihmën për trajtimin mjekësor dhe mbrojtjen juridike, nëse nuk merrte pjesë në një emision të caktuar.

Opozita në Bullgari kërkoi nisjen e një hetimi dhe largimin nga detyra të drejtorit të DANS-it. Në të njëjtën kohë, shërbimi sekret i mohoi kategorikisht akuzat dhe ngriti dyshime mbi autenticitetin e incizimeve.

Mihajllova reagoi më pas me një deklaratë, ku tha se askush në Bullgari nuk e kishte detyruar të bënte diçka. Ajo kërkoi të lihej e qetë, në mënyrë që të vijonte trajtimin mjekësor.

Ministrja Petrova shprehu edhe rezerva për njoftimet se rasti mund t’u përcillej institucioneve evropiane. Sipas saj, nuk dihet qartë se çfarë do t’u paraqitej konkretisht këtyre institucioneve.

Stanisllav Canov, drejtues i një kanali në YouTube, e kishte përshkruar Iva Mihajllovën si “peng” të Agjencisë Bullgare të Sigurisë Kombëtare, DANS. Ai tha se së bashku me Mihajllovën po përgatiteshin të regjistronin një podcast më 3 nëntor, por disa orë përpara programit DANS e kontaktoi atë, e pengoi të merrte pjesë dhe e urdhëroi të takohej me gazetarin bullgar Martin Karbovski.

Në regjistrim, Mihajllova deklaroi se me Canovin kishte planifikuar të fliste për “të gjitha rastet e bullgarëve të torturuar në Maqedoni”. Megjithatë, sipas saj, DANS e pengoi këtë plan dhe ajo nuk shkoi në takim, pasi nuk dëshironte të rrezikonte t’i nënshtrohej rehabilitimit të specializuar.


Shtuar më 16.11.2026 13:15

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet