Gjykata e Posacme ka rrëzuar kërkesën e ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla për parashkrimin e dënimit me 2 vite burg për fshehje dhe mosdeklarim pasurie. Ish kryeprokurori kërkoi që dënimi i dhënë në vitin 2021, me vendim të formës së prerë, të konsiderohej i parashkruar, me argumentin se kishin kaluar pesë vite nga vendimi pa vuajtur dënimin me burg. Vetë Llalla nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i tij, ndërsa trupa gjykuese vendosi të mos i pranojë kërkesën. Llalla u dënua në vitin 2021, ndërsa më 22 shtator të po atij viti, Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin.