
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dërgon për gjykim dosjen penale në ngarkim të Belinda Ballukut. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i SPAK, Klodian Braho në një komunikim me gazetarët.
“Sot do dërgohet ne gjykate Belinda Balluku dhe për shkak të kërkesave për informacion kemi menduar këtë mënyrë komunikimi”, tha Braho në takim.
Ndërkohë prokurori i çështjes, Dritan Prenci mësohet të ketë thënë se kërkesa për gjykim zbret sot në gjykatë, për ish-zëvendëskryeministen Belinda Balluku, dhe vlera e pasurisë të saj është 1 milion e 800 mijë euro.
Ndërkohë Balluku është e pandehur se bashku me 25 persona fizik dhe dy persona juridik. Gjithashtu prokurori Prenci ka thënë se “janë 10 procedura objekt hetimi të hetuara nga ana jonë”.




