OBSH paralajmëron: Rezistenca ndaj antibiotikëve mund të shkaktojë 39 milionë vdekje në 25 vitet e ardhshme

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi sot se përhapja e rezistencës ndaj antibiotikëve dhe barnave të tjera mund t’i kthejë ndërhyrjet e zakonshme kirurgjikale dhe lindjet në situata kërcënuese për jetën, si dhe të rrezikojë të ardhmen e mjekësisë moderne.

“Rezistenca ndaj antibiotikëve, e njohur më gjerësisht si rezistencë antimikrobike ose AMR, është e përhapur dhe përbën kërcënim për të ardhmen e mjekësisë moderne”, deklaroi Jean-Pierre Niemazi, ekspert i OBSH-së.

Të lidhura

None found

Edhe pacientët me kancer dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike janë më të rrezikuar nga infeksionet që shkaktohen prej baktereve, viruseve ose kërpudhave, të cilat nuk reagojnë më ndaj trajtimeve të disponueshme.

Me kalimin e kohës, bakteret kanë zhvilluar aftësinë t’u bëjnë ballë barnave të krijuara për t’i luftuar, duke bërë që shumë trajtime të mos japin më efekt.

Në kuadër të javës së ndërgjegjësimit, e cila zhvillohet nga 18 deri më 24 nëntor, OBSH-ja u kërkon vendeve të shtojnë masat kundër rezistencës antimikrobike.

Rezistenca antimikrobike mund të sjellë 39 milionë vdekje në mbarë botën gjatë 25 viteve të ardhshme.

Sipas vlerësimeve, më shumë se 1 milion njerëz humbën jetën më 2021 si pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj rezistence, tha Niemazi.

“Infeksionet rezistente ndaj barnave kanë marrë jetë prej vitesh pa e kuptuar ne”, u shpreh ai. Sipas OBSH-së, bakteret që nuk u përgjigjen antibiotikëve shkaktojnë drejtpërdrejt mbi një milion vdekje dhe janë faktor kontribues në afro pesë milionë vdekje çdo vit.

Nëse prirjet e tanishme vazhdojnë, parashikimet tregojnë se rezistenca antimikrobike mund të shkaktojë 39 milionë vdekje në mbarë botën në 25 vitet e ardhshme, shtoi Niemazi.

Ndërkohë që shtohet numri i baktereve rezistente ndaj barnave që përdoren gjerësisht, zhvillimi i antibiotikëve të rinj po ecën me ritëm shumë të ngadaltë.

“Parandalimi i infeksioneve është ndër mënyrat më të efektshme për të ulur nevojën për antibiotikë”, tha Pravarsha Prakash, eksperte e OBSH-së.

Megjithatë, udhëzimet e OBSH-së për parandalimin e infeksioneve në nivel kombëtar janë zbatuar plotësisht vetëm nga pak më shumë se një e treta e vendeve.

OBSH-ja tha se shumë shtete janë ende larg objektivave të miratuara nga Asambleja Botërore e Shëndetësisë më 2024, të cilat synohet të përmbushen deri në vitin 2030.

Objektivat përfshijnë parandalimin e infeksioneve, përdorimin e barnave në spitale, kapacitetet diagnostikuese dhe monitorimin e rezistencës antimikrobike.


Shtuar më 16.11.2026 13:32

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet