Monday / November 16 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Karriera Menaxhim

Si të flisni për veten në një intervistë pune, këshilla nga një ish-rekrutuese e Google

Share Share Icon

Një kandidat duhet të jetë në gjendje të prezantohet me jo më shumë se 30 fjalë, thotë Farah Sharghi, ish-rekrutuese në Google, TikTok dhe Uber. Sipas saj, një prezantim i qartë mund ta kthejë një bisedë informale në një rekomandim për punë.

Kur dikush rekomandon një kandidat në kompaninë ku punon, shpesh duhet të shpjegojë si e njeh dhe pse e konsideron të përshtatshëm për pozicionin. Sharghi rendit tri gabime që kandidatët bëjnë në këto biseda:

Rendisin arritjet kur u kërkohet të flasin për veten

Sharghi sugjeron që përgjigjja të përfshijë tri gjëra: çfarë pune bën kandidati aktualisht, çfarë hapi synon në karrierë dhe pse ka kërkuar të flasë me atë person.

“Jam analist i zinxhirit të furnizimit. Ju kontaktova sepse keni kaluar nga operacionet në strategji, një hap që dua ta bëj edhe unë”, është shembulli që jep ajo. Kështu, bashkëbiseduesi e ka më të lehtë të shpjegojë se çfarë pozicioni kërkon kandidati kur e rekomandon.

Pyesin si duket një ditë e zakonshme pune

Kjo pyetje zakonisht sjell një përshkrim të përgjithshëm të detyrave. Sharghi sugjeron dy pyetje më konkrete. “Cila pjesë e punës ju jep më shumë kënaqësi?” dhe “Si matet performanca juaj në fund të vitit?”

Kur hapet një pozicion i ri, rekrutuesit shpesh pyesin drejtuesin se çfarë rezultatesh priten nga punonjësi në 30 dhe 90 ditët e para. Këto pritshmëri rrallë përfshihen në përshkrimin e vendit të punës. Nëse i mëson paraprakisht, kandidati mund të zgjedhë shembuj nga përvoja e vet që lidhen me atë që kërkon kompania.

Kërkojnë këshilla tepër të përgjithshme

Pyetja “Çfarë këshille do t’i jepnit dikujt që sapo ka nisur?” shpesh merr përgjigje si “Puno fort”. Sharghi sugjeron pyetje që e nxisin bashkëbiseduesin të tregojë një përvojë konkrete.

  • “Çfarë cilësish vlerësuat te një punonjës i ri me të cilin ju pëlqeu të punonit?”
  • “Çfarë ju ka befasuar më shumë në këtë pozicion?”
  • “Çfarë po ndodh në industri që, sipas jush, meriton më shumë vëmendje?”

Në fund të takimit, Sharghi sugjeron edhe një pyetje: “Nga sa diskutuam sot, a mendoni se ka dikë tjetër me të cilin do të ishte mirë të flisja?” Duke iu referuar bisedës, kandidati e ndihmon bashkëbiseduesin të mendojë për dikë që mund ta ndihmojë konkretisht. / CNBC

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Zakonet e përditshme që i dallojnë sipërmarrësit e suksesshëm nga të tjerët

Sipërmarrësit e suksesshëm krijojnë avantazhe afatgjata përmes zakoneve të vogla të përditshme, që i ndihmojnë të ruajnë përqendrimin, të marrin ve...

5 days më parë 4 Min Lexim

Si të tregosh aftësi drejtuese, edhe kur pozicioni yt i punës nuk është drejtues

Të jesh lider në vendin e punës nuk do të thotë domosdoshmërisht të kesh një titull drejtues, të menaxhosh një ekip apo të marrësh vendime për të t...

6 days më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!