Monday / November 16 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Shqipëria në planin e OBSH-së për shkëmbimin e të dhënave shëndetësore me vendet e rajonit

Share Share Icon

Shqipëria është pjesë e një plani të ri rajonal që synon lidhjen e sistemeve të informacionit shëndetësor dhe shkëmbimin e sigurt të të dhënave mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nisma është përfshirë në udhërrëfyesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për shëndetin dhe mirëqenien në rajon, për periudhën 2026–2030.

Sipas dokumentit, një nga prioritetet është përmirësimi i ndërveprueshmërisë së sistemeve dixhitale, me qëllim lehtësimin e vazhdimësisë së kujdesit shëndetësor dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve.

Plani përfshin Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën, duke synuar zhvillimin e zgjidhjeve të përbashkëta teknologjike dhe përdorimin më efikas të informacionit shëndetësor.

OBSH e konsideron dixhitalizimin një instrument për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e eficiencës së sistemeve shëndetësore. Krahas shkëmbimit të të dhënave, dokumenti parashikon nxitjen e përdorimit të inteligjencës artificiale, telemjekësisë dhe teknologjive të tjera inovative, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

Bashkëpunimi rajonal synon gjithashtu të përmirësojë përdorimin e të dhënave për planifikimin e shërbimeve, monitorimin e performancës dhe vendimmarrjen në shëndetësi.

Një tjetër drejtim i parashikuar në dokument është krijimi i platformave të përbashkëta dixhitale për shkëmbimin e njohurive dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shëndetësore.

OBSH propozon gjithashtu harmonizimin e udhëzimeve dhe protokolleve klinike me standardet europiane dhe ndërkombëtare, si dhe forcimin e bashkëpunimit mes instituteve të shëndetit publik dhe institucioneve akademike. Këto masa synojnë të shmangin fragmentimin e sistemeve dhe të mbështesin reforma më të koordinuara në rajon.

Megjithatë, dokumenti nuk përcakton ende afate konkrete për ndërlidhjen e sistemeve shqiptare me ato të vendeve fqinje dhe as kostot financiare të këtij procesi. Masat e propozuara do të konkretizohen përmes iniciativave dhe planeve teknike të zbatimit në kuadër të bashkëpunimit rajonal./D. Hyka

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Vizitorët në strukturat akomoduese u rritën me 9,2% në shtator, dominoi Kosova dhe Italia

Shtatori shënoi zgjerim të numrit të vizitorëve në strukturat akomoduese në vend, krahasuar me shtatorin e një viti më parë ku vetëm rritja e të hu...

3 hours më parë 2 Min Lexim

AAPSK, 225 milionë lekë nga qiratë në 10 muaj, të ardhurat rriten me 25%

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka arkëtuar rreth 225 milionë lekë nga dhënia me qira e pasurive të...

3 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!