Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka folur edhe për arrestimin e ish-kryetares së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hysenit, gjatë takimit me gazetarët.

Braho bëri të ditur se, pavarësisht masës së marrë ndaj Hysenit, bashkëpunimi mes SPAK-ut dhe SHISH-it ka vijuar normalisht.

“Pavarësisht masës ndaj Vlora Hysenit, bashkëpunimi me SHISH-in ka vijuar. Besoj institucioneve dhe nuk mund t’i përgjithësoj nga veprimet e një individi”, u shpreh Braho.

Ndërkohë, i pyetur për draftin e Kodit të Procedurës Penale, kreu i SPAK tha se institucioni ka përfunduar analizën e tij dhe ia ka përcjellë qëndrimin Ministrisë së Drejtësisë.

“Ne e kemi marrë draftin edhe zyrtarisht. Kemi ngritur një grup pune me prokurorë dhe këshilltarë, të cilët kanë bërë një analizë të hollësishme të tij. Secili prokuror ka bërë një koment dhe analizë në lidhje me draftin. Ne kemi bërë gati një dokument dhe javën e kaluar ia kemi paraqitur ministrit të Drejtësisë qëndrimin tonë”, deklaroi Braho.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: