E hënë, 16 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Futbolli në zi/ Klubi gjerman njofton ndarjen nga jeta të lojtarit me origjinë shqiptare, Enis Maqedonci

Një lajm i trishtë vjen nga futbolli, ku lojtari me origjinë shqiptare, Enis Maqedonci është ndarë nga jeta në moshën vetëm 24-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga ish-klubi i tij, SC Baden-Baden, përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale.

Maqedonci ka qenë pjesë e skuadrës gjermane në të kaluarën, ndërsa së fundmi aktivizohej te TuS Hügelsheim.

Në njoftimin e publikuar, SC Baden-Baden shpreh dhimbjen për humbjen e ish-futbollistit, duke e kujtuar atë si një djalë me karakter të gëzuar, buzëqeshje të ngrohtë dhe shpirt të mirë.

Reklamë

“Do ta kujtojmë gjithmonë me dashuri për karakterin e tij të gëzuar, buzëqeshjen e ngrohtë dhe shpirtin e mirë. Ti lë pas një boshllëk të madh dhe do të na mungosh shumë”, thuhet në mesazhin e klubit.

Më tej, drejtuesit, trajnerët dhe futbollistët e SC Baden-Baden kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe klubin aktual të 24-vjeçarit.

Sipas mediave gjermane, Enis Maqedonci u nda nga jeta ditë e djeshme në një aksident rrugor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.