SPAK konfirmon hetimin ndaj deputetes socialiste Sara Mila

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.11.2026, 14:27

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, ka konfirmuar se SPAK ka regjistruar një hetim ndaj deputetes së Partisë Socialiste, Sara Mila. Në një komunikim me gazetarët ditën e sotme, Braho u tregua i rezervuar për detajet e çështjes, duke theksuar se hetimet janë ende në zhvillim.

Deklarata e tij vjen pesë ditë pas paraqitjes së deputetes së qarkut të Elbasanit në ambientet e SPAK, më 11 nëntor. Mila qëndroi për rreth 40 minuta deri në një orë në Prokurorinë e Posaçme, ku u mor në pyetje nga hetuesit.

Në përfundim të takimit, deputetja bëri të ditur se ishte thirrur për t'u pyetur në cilësinë e personit që disponon dijeni mbi çështjen dhe se kishte dhënë deklarimet e saj. Ajo shmangu komentet mbi arsyet konkrete të thirrjes, duke iu referuar sekretit hetimor.

Ndërkohë, sipas raportimeve në media, në fokus të hetimit janë dyshimet për korrupsion zgjedhor në qarkun e Elbasanit. Konkretisht, bëhet fjalë për përdorimin e mundshëm të skemës së ndihmës ekonomike për të ndikuar te votuesit gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit