E hënë, 16 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Fund i një epoke, Romelu Lukaku tërhiqet nga Kombëtarja e Belgjikës pas 16 vitesh

Një nga sulmuesit më të mëdhenj në historinë e futbollit belg i ka dhënë fund aventurës me përfaqësuesen. Romelu Lukaku ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga Kombëtarja e Belgjikës, duke mbyllur një kapitull 16-vjeçar.

Në moshën 33-vjeçare, sulmuesi ka vendosur të mos përfaqësojë më vendin e tij në arenën ndërkombëtare, duke lënë pas shifra mbresëlënëse: 94 gola në 135 ndeshje. Ai largohet si golashënuesi më i mirë në historinë e Belgjikës.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Lukaku falënderoi shokët e skuadrës, trajnerët dhe tifozët që e kanë mbështetur gjatë gjithë karrierës së tij me kombëtaren.

“Për këto 16 vite i kam dhënë gjithçka Kombëtares. Kam përjetuar çdo emocion të mundshëm. Kam luajtur me shokë të jashtëzakonshëm skuadre, për të cilët do të jem gjithmonë mirënjohës. Ishte një rrugëtim i bukur dhe e shijova çdo moment”, shkroi sulmuesi.

Reklamë

Lukaku përfaqësoi Belgjikën në katër Botërorë dhe tri Kampionate Europiane, ndërsa ishte një nga figurat kryesore të gjeneratës së artë belge, që arriti vendin e tretë në Kupën e Botës 2018.

Ndeshja e fundit e tij me fanellën belge ishte ajo kundër Francës, në tetor. Në fitoren 4-1 ndaj Italisë, të dielën, ai qëndroi në stol pa u aktivizuar.

Një kapitull i madh mbyllet për futbollin belg, ndërsa Lukaku do të vazhdojë karrierën në nivel klubesh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.