Rama në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Protestat në Shqipëri janë “revolucioni i pritshmërive më të larta”
Kryeministri Edi Rama foli në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që po zhvillohet në Bruksel, ku mori pjesë në panelin me temë “Realizimi i zgjerimit: Reformat, investimet dhe rritja ekonomike”, të moderuar nga Suzanne Lynch, shefe e zyrës së Bloomberg në Bruksel.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te protestat e muajve të fundit në Shqipëri.
“Ajo që ka ndodhur në Shqipëri gjatë muajve të fundit ka qenë publike. Madje, pati edhe një emër, ‘Revolucioni i Flamingove’, që tërhoqi gjithë vëmendjen e botës. Sepse ndodhi se pas kësaj është edhe hija e Donald Trump, sepse nuk jam i sigurt që, nëse nuk do të ishte Donald Trump, do të donte t’ia dinte dikush për flamingot në Shqipëri. Por mënyra si e shoh është shumë më ndryshe. Është një Shqipëri e re që kërkon më shumë, dhe në fakt, është ajo që quhet ‘revolucioni i pritshmërive më të larta’. Njerëzit kërkojnë më shumë dhe kanë të drejtë legjitime për të kërkuar më shumë dhe për të ngritur pikëpyetje se ku janë në këtë transformim. Ky është pikërisht fakti pse jemi kaq të lidhur me BE-në dhe po punojmë aq fort me BE-në, që ka qenë shumë mbështetëse. Kjo është qasja ime”, tha Rama.
Rama reagon për këngën nacionaliste kundër Kosovës: Nuk duhet të kalojë në heshtje
SPAK dërgon në gjykatë dosjen ndaj ish-zv kryeministres Balluku dhe 27 të pandehurve të tjerë
Policia rrugore: 9 të arrestuar dhe 21 të proceduar në Tiranë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, mbi 4300 gjoba
- 14:39 Rama reagon për këngën nacionaliste kundër Kosovës: Nuk duhet të kalojë në heshtje
- 14:32 Fluturimet në SHBA drejt normalizimit pas tri ditësh ndërprerjesh
- 14:08 “Masa e arrestit ndaj Vlora Hysenit”, kreu i SPAK: Situata nuk ndikon në bashkëpunimin institucional
- 13:54 SPAK dërgon në gjykatë dosjen ndaj ish-zv kryeministres Balluku dhe 27 të pandehurve të tjerë
- 13:48 “Shqipëria përmes syve të Bajronit”, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore performon për herë të parë në Skoci
- 13:39 UEFA po shqyrton kandidaturën e Luis Figos kundër Infantinos për president të FIFA-s