Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Bruksel për Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian, e hapi fjalën duke komentuar incidentin me muzikën serbe kundër Kosovës.
Rama theksoi se ngjarja nuk duhet lënë pa u përmendur dhe se Serbia duhet ta njohë Kosovën.
Të lidhura
None found
“Përpara se t’i përgjigjem drejtpërdrejt pyetjes suaj, dua të ndalem te një e keqe që ndodhi dje përmes muzikës. Ajo nuk duhet të pasohet sot nga një e keqe tjetër, heshtja. Në prag të forumit u interpretua një këngë nacionaliste pa shije, në kundërshtim me gjithçka që përfaqëson ky takim. Kjo prek jo vetëm ndjenjat e kombit shqiptar dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës, por edhe kërkesën që të mos e kalojmë në heshtje një veprim që synon të na kthejë pas në kohë.
E kuptoj sa e rëndësishme është për fqinjësinë tonë që Serbia të qëndrojë pranë nesh, në anën e Europës, dhe dua të sigurohem se fjalët e mia nuk bien ndesh me këtë bindje. Por nuk duhet të lëmë vend që betejat mesjetare të shfaqen sërish në fantazi. Sa më shpejt Serbia ta njohë Republikën e Kosovës, aq më mirë do të jetë për ne. Ne nuk kërkojmë të vijmë këtu; duam ta çojmë Europën atje”, u shpreh Rama.







